Mënyra më e mirë për ta mbrojtur flokun nga kripa dhe dielli

  • 29 June 2017 - 08:35
Mënyra më e mirë për ta mbrojtur flokun nga kripa dhe dielli

Shkaku i diellit dhe ujit të detit, floku dëmtohet dhe thahet, ngjyra zbehet e majat thyhen. Kështu shmangni tharjen me peshqirë të vrazhdë dhe lidhja e flokut të lagur, sepse kështu vetëm sa përshpejtoni thyerjen dhe dëmtimin, dhe natyrisht mbani kapelë. Përdorni shampon hidratues dhe regjenerues, që në mënyrë intensive kujdeset për flokun. Preparatet me mbrojtje janë të domosdoshëm. Preparatet e tilla parandalojnë flokun që të thahet. Kur të jeni kthyer nga pushimet në plazh, harroni hekurosjen e flokut, lidhjen e bishtalecave. Lini flokun të shërohet, ushqejeni me maskë ushqyese, të cilën ju vetë mund ta përgatisni në shtëpi, trasmeton gazeta Kosova Sot 

MASKA PAS PUSHIMEVE

Përbërësit: mjaltë, vaj ulliri Përgatitja: ngrohni pak mjaltë për t'u tretur, shtoni një lugë vaj ulliri dhe e hidhni në flokë. E lini rreth gjysmë orë, më pas e shpëlani. 

(Kosova Sot)