Inspirimi për vjeshtën 2017 - ngjyrat e flokut që do të jenë në trend

  • 18 September 2017 - 17:01
Inspirimi për vjeshtën 2017 - ngjyrat e flokut që do të jenë në trend

Stinët e vitit po ndryshojnë, e bashkë me to edhe trendët e modës, e neve na gëzojnë edhe ndryshimet që vijnë. Në vazhdim ju prezantojmë ngjyrat e flokut nga personalitetet e njohura, që këtë vjeshtë do të jenë "in" 

Image

Gigi Hadid ka vendosur t'u kthehet fillesave të verdha dhe variantit me ngjyrë të verdhë të ndritshme. Nëse për bazë keni ngjyrën kafe si Jennifer Lopez, stilin tuaj lehtë mund ta freskoni me fillesa të ndritshme të verdha. 

Image

Sarah Jessica Parker ngjyrën që këtë vjeshtë do të jetë në trend e ka arritur duke kombinuar nuancat e verdha - pastele, karamele, të artë, derisa Kendall Jenner nuk heq dorë nga ngjyra e errët e kafesë. 

Image

Për dallim nga motra, Kylie Jenner, e cila me gjasë ka provuar të gjitha ngjyrat, vjeshtën e pret me nuancën e verdhë që pothuajse është e bardhë, me shkëlqim të hirtë. Natyrisht, tonet e kuqe janë një ndër më aktualet, kur të vjen vjeshta, e Sophie Turner-it i shkojnë fortë. 

Image

Edhe Khloe Kardashian përcjell trendët, dhe duhet pranuar se më së miri i shkon ky variant - ngjyrë çokollate me fillesa karamele. Karlie Kross për vjeshtën ju inspiron me ngjyrën e verdhë, nuancat e të cilave te majat janë më të ndritshme dhe më të ngrohta. 

Image

Fillesat e arta të Ciara-s shkëlqyeshëm japin kontrast për rrënjën ngjyrë kafeje, e ngjyra e zjarrtë e Jessica Chastain është zgjedhja e duhur. 

Image

Zendaya po ashtu përfshihet në tonet e vjeshtës me nuancat e arta në kafe. E Selena Gomez me përsosmëri e di se çfarë i shkon më së miri, ngjyra e flokut e errët në nuk kalon nga kafe në të zezë. 

(Kosova Sot)