Inspirimi nga grimi: Kopjoni dukjen e Gigi Hadid

  • 21 September 2017 - 10:06
Inspirimi nga grimi: Kopjoni dukjen e Gigi Hadid

Një nga manekinet më të famshme aktuale Gigi Hadid, në secilin rast duket mahnitshëm, e vajzat nga mbarë bota adhurojnë të përcjellin trendët e saj Theksoni tenin veror të bronztë si Gigi Për një ten si ky, së pari aplikoni një shtresë të hollë të pudrës së lëngshme, e për t'u dukur e nxirë, në majën e faqeve, në ballë dhe mjekër aplikoni bronzues ose theksues për të fituar një shkëlqim më të madh. Me tush të zi theksoni sytë Me tush të zi ka theksuar sytë e kaltër, kështu që ka nxjerrë një linjë të gjatë të zezë, e cila bukur ka kufizuar sytë e saj. E në kapak ka aplikuar hije me tone të dheut. Në buzë nuk ka dashur të tërheqë për së tepërmi vëmendjen, dhe me këtë dukje të bronztë ka aplikuar buzëkuqin me nuanca neutrale dhe i ka kufizuar me laps, që vetëm për një nuancë ishte më i errët se buzët. 

(Kosova Sot)