Recetat natyrale për pastrimin e fytyrës

  • 19 November 2017 - 19:04
Recetat natyrale për pastrimin e fytyrës

Papastërtitë për çdo ditë grumbullohen në lëkurë, e ato të thellat nuk mund të pastrohen lehtë. Ju sjellim receta natyrale, që lëkurën ua mbajnë të bukur dhe të pastër 
HUDHRA Besoni apo jo, edhe hudhra ju ndihmon shumë. Shkaku i përbërësve antibakterialë, hudhra është ideale në luftën kundër akneve dhe infeksioneve në fytyrë. Pastroni hudhrën, e ndani përgjysmë dhe me kujdes e aplikoni në hapësirat e skuqura. E lini të veprojë gjysmë orë e më pas e shpëlani me ujë. 
VAJ LISI Bëhet fjalë për një antiseptik natyral, që lufton kundër baktereve, që shkaktojnë puçrrat dhe mitestere. Sikurse edhe tek pikat për sy, hidhni disa pika dhe e aplikoni në hapësirat e prekura. Nëse ndieni djegie në fytyrë, e shpëlani me ujë, herën tjetër e përzieni me ujë. 
LIMONI Limoni është i hatashëm për lëkurën, ndihmon edhe në heqjen e puçrrave. Krejt çfarë duhet të bëni është ta ndani limonin dhe ta lini në fytyrë për disa minuta. Më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. 
 

(Kosova Sot)