NGJYRA HIT E VITIT 2018 - ULTRA VJOLLCË!

  • 17 January 2018 - 08:44
NGJYRA HIT E VITIT 2018 - ULTRA VJOLLCË!

Nuanca dramatike provokuese, ultra vjollcë paraqet origjinalitet, risi dhe mendim vizionar që na dërgon kah e ardhmja. Në pesë vitet e fundit gjithnjë ka pasur nga një ngjyrë që ka mbizotëruar: e gjelbër smeraldi më 2013, ngjyra vjollcë orkide më 2014. Ngjyra e kuqe më 2015. Viti 2016 ka sjellë dy ngjyra, rozë dhe të kaltër derisa në vitin që sapo e lamë pas ka mbizotëruar e gjelbra. Këtë vit nderi do t'i takojë ngjyrës vjollcë. Sipas stilistëve dhe ekspertëve kjo ngjyrë shihet si "provokuese" që sjell individualitet dhe gjallëri. Laurie Pressman, nënkryetare te "Pantone Color Institute", ka thënë me këtë rast: "Ngjyra për këtë vit do të thotë shumë më tepër se aq, për momentin është shumë në trend në botën e dizajnit". Leatrice Eiseman, drejtoreshë e këtij institutit, ka thënë në lidhje me këtë rast: "Jetojmë në një kohë që kërkon imagjinatë dhe kreativitet. Pikërisht ky është inspirimi dhe kreativiteti që kemi dashur, ngjyra ultra vjollcë". 

(Kosova Sot)