4 maska natyrale për të eleminuar njollat kafe të lëkurës në kushte shtëpie

  • 20 March 2018 - 14:17
4 maska natyrale për të eleminuar njollat kafe të lëkurës në kushte shtëpie

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, melasma ose njohur ndryshe si “maska e shtatzënisë” është një problem i lëkurës i cili prek kryesisht femrat. Në përgjithësi kjo njollë kafe në fytyrë shfaqet për shkak të ekspozimit në diell ose ndryshimeve hormonale shkaktuar nga shtatzënia. Me poshtë Living do të listojë të gjithë përbërësit natyralë e maskat që mund të zbehin pamjen e kësaj njolle.

1. Lëng limoni
Acidi citric i gjendur tek limoni ka fuqi zbardhuese dhe jo vetëm që trajton hiperpigmentimin e lëkurës, por promovon dhe rigjenerimin e qelizave të reja e të shëndetshme. Me ndihmën e një pambuku aplikoni lëngun e limonit direkt në lëkurë dhe lëreni për 20 minuta.
2. Maska me bollgur
Bollguri veprpn si një skrab natyral që pastron lëkurën nga qelizat e vdekura dhe të hiperpigmentuara. Përzieni dy lugë bollgur, dy lugë qumësht dhe një lugë mjaltë për të krijuar një paste të trashë për t’u aplikuar në lëkurë. Vendoseni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni disa herë në muaj për të arritur rezultatet e dëshiruara.
3. Lëng qepe
Komponimet e squfurit që gjenden në një qepë kanë vetinë të njëtrajtësojnë ngjyrën e lëkurës. Përveç kësaj, lëngu i qepës ushqen qelizat dhe nxit rritjen e shëndetshme të tyre. Përzieni një lugë uthull molle dhe një lugë lëng qepe dhe aplikojeni në fytyrë për 20 minuta.
4.Vitamina E dhe vitamina C
Këto njihen ndryshe si vitaminat e fytyrës. Mjafton të aplikoni direkt në lëkurë xhelin e vitaminës E apo pluhurin që përftoni nga shtypja e disa kokrrave vitaminë C dhe do të shihni përmirësime të dukshme brenda një kohe të shkurtër.

(Kosova Sot)