STILI I SEZONIT: NË MODË JANË "VALËT E SHPRISHURA"

  • 13 April 2018 - 09:02
STILI I SEZONIT: NË MODË JANË

Ka këshilla të shumta se si ta rregulloni stilin e flokut kur shkuarja në plazh ende është e pamundshme, derisa duam të arrijmë atë noshalancë. Edhe pse stili i flokut duket thuajse është rregulluar për më pak se dy sekonda, duhet ditur se kjo kalon një procedurë, në mënyrë që të arrihet dukje e përsosur. Kësaj radhe sjellim këshilla se si të arrini valët e hatashme. 1. Në flokun e thatë aplikoni prej, i cili përdoret për arritjen e kaçurreleve, por e vendosni vetëm në ato fillesa që dëshironi t'ju jepni formë, sepse nuk ka nevojë në krejt flokun. 2. Më pas palosni fijet e flokut që i keni ndarë në pjesë dhe atë nga majat drejt rrënjës. 3. Flokun e thani me tharës, secilën fillesë të ndarë për rreth 30 sekonda. 4. Pas kësaj, merrni hekurin për flokë dhe në disa fillesa kaloni sipër, duke thyer fillesën dhe e palosni në drejtime të ndryshme. 5. Në fund vetëm kaloni me gishtërinj sipër tyre, aplikoni prej të njelmët dhe stili juaj i flokut është gati. 

(Kosova Sot)