Pesë ngjyrat që do ju tregojnë më shumë të nxira

  • 18 July 2018 - 18:46
Pesë ngjyrat që do ju tregojnë më shumë të nxira

Duam apo s’duam vera është drejt fundit dhe e vetmja gjë që na mbetet është të qëndrojmë pozitive, edhe pas saj. Jemi pra në mes të gushtit, i cili na lë kujtimin më të bukur të verës, nxirjen. Është ky moment i vitit që çfarëdo që të veshim, dukemi më bukur për shkak se lëkura jonë pak a shumë ka marrë një ngjyrë më të errët. Kate Smith, e kompanisë Sensational Color, në një intervistë për WhoWhatWear, ka treguar pesë ngjyrat të cilat kur i veshim e tregojnë lëkurën tonë edhe më të nxirë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ja cilat janë ato: Nuancat e ngrohta të së verdhës. Siç është portokallia dhe e verdha e theksuar Nuancat e së kuqes. Ngjyra e shalqirit, por edhe ajo e manave E bardha. Në të gjitha versionet Ngjyrat e detit. Të gjitha nuancat e së kaltrës do të bëjnë kontrast të paparë me lëkurën tuaj Rozë e çelur. Nuancat e ngrohta të rozës shkojnë shumë me lëkurën e nxirë të verës.

 

 

(Kosova Sot)