Ekspertët demaskojnë mitet më të zakonshme të bukurisë
PËRDORIMI I UJIT TË NXEHTË HAP PORET Ideja se poret mund të hapen kur bien në kontakt me avullin e ujit të nxehtë nuk është diçka e re, por kjo praktikë në fakt shkakton më shumë dëm se dobi. 'Poret nuk janë si derë që mund të hapen e mbyllen. Janë të ndjeshme në temperaturë dhe uji i nxehtë bën lëkurën që të djersitet', ka thënë Alison. Mënyra më e mirë për të 'hapur' poret është ta pastroni lëkurën që heq vajin nga sipërfaqja e lëkurës, pluhurin dhe grimin që qëndron në sipërfaqen e lëkurës.
GRIMI SHKAKTON AKNE Përderisa grimi shihet si një prej mënyra më të mira për t'i mbuluar mangësitë e lëkurës, ka të njëjtin reputacion se shkakton akne. Por po del se ka pak të vërtetë këtu. 'Nuk ka ndonjë hulumtim që dëshmon se grimi shkakton aknet. Nëse nuk e hiqni grimin në mënyrë të duhur apo në vazhdimësi, kjo është koha kur shfaqen telashet', thotë Alison.
FËRKONI KYÇET E DUARVE KUR HIDHNI PARFUM "Derisa hidhni aromën e preferuar në vendet ku dallohet pulsi është mënyra më e mirë për të shtuar aromën, në fakt, fërkimi i duarve mundet të jetë një praktikë pa efekt. Në fakt, një praktikë si kjo e fërkimit vetëm sa e avullon aromën. Aplikoni parfumin në flokun tuaj', këshillon Alison.
RRUARJA E KOKËS NDIKON QË FLOKU TË RRITET MË SHPEJT Rruarja e qimeve të trupit bën që ato të rritet e të përshpejtohen, por si gjithmonë, paraqitjet e tilla mund të mashtrojnë. 'Nuk është e vërtetë edhe për flokun, sepse nuk mund të ndryshoni folikulat e flokut', ka shpjeguar Alison.
SHKURTIMI I SHPESHTË I FLOKUT I BËN TË RRITEN MË SHPEJT Përkundër këtij besimi që është shumë popullor, prerja e shpeshtë e flokut ka pak efekt se sa shpejt floku do të rritet. Në vend të kësaj, është shëndeti i folikulave të flokut që shpesh e përcakton derisa nevojiten edhe nutrient për rritje të forte të flokut. Sipas Alison, 'prerja e flokut nuk ka efekt në rritjen e flokut, floku rritet sikurse që rritja e qimes ndodh në lëkurën e kokës'.
(Kosova Sot)