Vënia adekuate e 'ajlajnerit' të lëngët

  • 25 December 2019 - 09:10
Vënia adekuate e 'ajlajnerit' të lëngët

Vënia e "ajlajnerit" të lëngët nuk është aspak punë e lehtë, por me pak ushtrim, sytë tuaj do ta marrin një pamje joshëse Nëse jeni fillestare, rëndësi ka që ta përzgjidhni 'ajlajnerin' e lëngët adekuat për ju. 'Ajlajneri' i lëngët me brushë të hollë, apo sfungjerore, këndore - ju duhet të vendosni. Po ashtu, me rastin e përzgjedhjes së ngjyrës së 'ajlajnerit' të lëngët, duhet të merrni parasysh ngjyrën dhe formën e syve tuaj.

BËJENI NJË VIJË TË HOLLË

Para vendosjes së 'ajlajnerit' të lëngët direkt në lëkurë, me qëllim të arritjes së formës, bëjeni një vijë të hollë me lapsin për sy, ngjyrë të kaftë, apo të zezë, e cila do t'ju ndihmojë që, pas kësaj, ta vendosni si duhet 'ajlajnerin' e lëngët. Me rastin e skicimit, mos u ngutni me përzgjedhjen e formës, e cila ju përshtatet më së shumti. Pasi që ta zgjidhni formën ideale, vendoseni 'ajlajnerin' e lëngët, i cili duhet të përcjellë vijën e hollë të vizatuar.

SHIKONI POSHTË, APO DREJT NË PASQYRË

Me rastin e vënies së 'ajlajnerit' të lëngët, assesi nuk duhet që të shikoni lart, sikur që bëni me rastin e vënies së maskarës. Nëse shikoni lart me rastin e vendosjes së 'ajlajnerit' të lëngët, atëherë atë mund ta vendosni pa dashje edhe në qerpikë, apo pikat e tij mund t'u bien edhe brenda, në sy.

PA "KRYQËZIM" TË SYVE

Me rastin e vënies më të lehtë të 'ajlajnerit' të lëngshëm, mos e ndryshoni formën e syve tuaj, me anë të tendosjes së lëkurës rreth syve anash, meqë ashtu do ta gaboni drejtimin ku duhet të shkojë 'ajlajneri' juaj.

GABIMET

Nëse gaboni me rastin e vënies së 'ajlajnerit' të lëngët, ekziston zgjedhja për largimin e parregullsive. Zhytni shkopinjtë e veshëve në preparatin për heqjen e grimit dhe shpejt, pa dhembje dhe në mënyrë precize, hiqeni apo rregullojeni linjën pa e dëmtuar pjesën tjetër të grimit.

(Kosova Sot Online)