Maska natyrale për trajtimin e shenjave në fytyrë

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 09:03
Maska natyrale për trajtimin e shenjave në fytyrë

Kjo maskë fytyre përbëhet nga limoni, domatet dhe mjalti, përbërës këta që njihen për luftimin e shenjave të ndryshme në lëkurën e fytyrës, që nganjëherë shfaqen në formë të akneve e puçrrave, e nganjëherë në formë të shenjave të errëta

PËRFITIMET:

Domatet Domatet përmbajnë sasi të madhe të antioksiduesve, që ju ndihmojnë t'i luftoni shenjat e pleqërisë së parakohshme. Për më tepër, antioksiduesit që gjenden në domate ju ndihmojnë t'i luftoni njollat që shfaqen në fytyrë, duke iu mundësuar ta fitoni një lëkurë më rrezatuese dhe rrjedhimisht më të shëndoshë. Mjalti Mjalti është një produkt që u ndihmon qelizave të lëkurës të thithin lagështi, duke ndikuar kështu në hidratimin e lëkurës suaj. Për më tepër, mjalti përmban edhe veti antibakteriale, që ju ndihmojnë në luftën kundër baktereve që shkaktojnë akne në lëkurë.

PËRBËRËSIT:

1 lugë gjelle mjaltë; 1 lugë çaji pulpë domateje; Gjysmë lugë çaji lëng limoni. Udhëzime: 1. Përzieni të gjithë përbërësit në një enë. 2. Maskën e fituar, pas përzierjes së përbërësve, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për rreth dhjetë minuta. 3. Përdorni ujë të vaktë për ta trajtuar maskën, para se ta pastroni fytyrën me ujë të ftohtë dhe ta thani me peshqir të zakonshëm. Këshilla shtesë: 1. Për ta rritur efektin e kësaj maske, para se ta aplikoni trajtojeni lëkurën me avull, pasi që avulli ndikon në hapjen e poreve, duke ua mundësuar përbërësve të maskës të futen më thellë në lëkurë. 2. Pjesën e tepër të maskës mund ta ruani të mbështjellë në frigorifer për rreth një javë, ndonëse duhet ta hidhni edhe para se të bëhet java, nëse maska fillon të kundërmojë aromë të çuditshme.  

(Kosova Sot Online)