Këshilla të thjeshta që ndikojnë në bukurinë tuaj

  • A.P /
  • 25 August 2020 - 15:31
Këshilla të thjeshta që ndikojnë në bukurinë tuaj

Kujdesi për lëkurën dhe rutina e përgjithshme e bukurisë shpeshherë dinë të jenë procese të mërzitshme, mirëpo, nëse keni të bëni me alternativa natyrale, atëherë ky kujdes kalon në një nivel krejtësisht tjetër. Më poshtë ua kemi sjellë disa këshilla të thjeshta, të cilat, nëse i ndiqni, ndikojnë pozitivisht në dukjen tuaj.

MASKA NGA PAPAJA

Papaja është e pasur me vitaminë A, C dhe E, si dhe përmban një sërë antioksiduesish, që janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Aplikimi i maskës së fytyrës, së bërë nga papaja është i njohur për zbutjen dhe ndriçimin e lëkurës. Për më tepër, përbërësit e papajës ju ndihmojnë edhe në luftimin e shenjave të pleqërisë. Përzieni 2 lugë gjelle papajë të shtypur, 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji lëng limoni, për ta krijuar kështu një pastë. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 15-20 minuta, para se fytyrën ta pastroni me ujë të ftohtë. 

PASTROJENI FYTYRËN ME UJË TË FTOHTË

Ndonëse mund të duket si një lloj miti dhe shumë femra nuk i kushtojnë rëndësi, pastrimi i fytyrës me ujë të ftohtë është shumë i rëndësishëm. Uji i ftohtë e mban lëkurën të hidratuar, parandalon shfaqjen e rrudhave dhe largon ënjtjet nga lëkura. Andaj, shmangeni sa më tepër përdorimin e ujit të vaktë për pastrimin e fytyrës.

MASKA PËR FYTYRË NGA LIMONI DHE JOGURTI

Lëkura e yndyrshme dhe aknet e puçrrat në fytyrë janë pothuajse të pandashme, ndërsa kjo maskë për fytyrë, e fituar nga limoni dhe jogurti, është ideale për trajtimin e këtyre dy problemeve. Limoni ju ndihmon në largimin e shenjave të errëta nga lëkura e fytyrës. Vitamina C përdoret në shumë produkte të kozmetikës, andaj pse ta mos e merrni atë drejtpërdrejtë nga burimi natyral. Përzieni 1 lugë çaji lëng limoni me 1 lugë çaji jogurt me sasi të vogël të yndyrës dhe përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë, duke e lënë të qëndrojë për 15-20 minuta.

VALËZIMET NATYRALE TË FLOKËVE

Shumica e femrave i pëlqejnë valëzimet e flokëve, megjithatë hezitojnë të krijojnë një stil të tillë, pasi që nuk dëshirojnë që flokët e tyre të ekspozohen ndaj nxehtësisë së dredhuesit të flokëve. Nëse edhe ju e keni këtë problem, atëherë mund ta përdorni një tjetër alternativë, shumë më të shëndetshme, për krijimin e valëzimeve. Thjesht, krijoni stilin e flokëve topuz pasi që të keni dalë nga dushi dhe flokët tuaj janë ende të lagur dhe qëndroni me këtë stil deri në momentin kur duhet të largoheni nga shtëpia. Si rezultat do të fitoni flokë të valëzuar në mënyrë të përkryer.

PËRDORNI AKULL PËR REDUKTIMIN E ËNJTJEVE TË FYTYRËS

Kur flini shumë apo kur lodheni së tepërmi, lëkura juaj e përçon gjendjen tuaj emocionale nëpërmjet ënjtjes, gjë kjo që ndikon negativisht në dukjen tuaj. E, për ta reduktuar ënjtjen e fytyrës është e rëndësishme të përdorni akull. Thjesht, mbështillni akullin me një leckë dhe vendoseni në kontakt me lëkurën, duke e lënë

TRANGULLI PËR ZBUTJEN E LËKURËS

Një tjetër mënyrë e përshtatshme për ta zbutur lëkurën tuaj është nëpërmjet përdorimit të përzierjes së një trangulli të shtypur me një lugë gjelle copëza të vogla të akullit. Përzierjen në fjalë mund ta aplikoni me brushë për shpërndarjen e bazës dhe lëreni të qëndrojë për rreth dhjetë minuta. 

(Kosova Sot Online)