Këshilla për lëkurë më të bukur, pa marrë parasysh moshën që keni

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 15:37
Këshilla për lëkurë më të bukur, pa marrë parasysh moshën që keni

Femrat, pa marrë parasysh moshën që kanë, gjithmonë duan që lëkura e tyre të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Nëse edhe ju keni probleme me lëkurën, që dëshironi t'i eliminoni, ndiqni këshillat e mëposhtme 

1. PËRDORNI BAZË GRIMI ÇDO DITË

Natyrisht, ky është një përmirësim i përkohshëm i lëkurës së fytyrës, megjithatë përdorimi i përditshëm i bazës së grimit ju ndihmon në mbulimin e shenjave të pleqërisë, që zakonisht shfaqen në formë të rrudhave. Pra, me një përdorim të mençur të bazës së grimit ju arrini të dukeni më bukur, ndonëse kjo zgjat vetëm deri në momentin kur e pastroni fytyrën në mbrëmje. 

2. LARGIMI I QELIZAVE TË VDEKURA TË LËKURËS

Trajtimi i lëkurës në mënyrë të përshtatshme ju ndihmon t'i largoni qelizat e vdekura të lëkurës, që bëjnë që lëkura juaj të duket e pajetë. E, largimi i këtyre qelizave, si rrjedhojë bën që lëkurës suaj t'i kthehet shkëlqimi i humbur dhe të duket më e re. E mira është që trajtimin e lëkurës për largimin e qelizave të vdekura të lëkurës mund ta bëni fare lehtë, teksa jeni në vaskë, duke përdorur sfungjerin e veçantë për trajtimin e lëkurës.

3. KONSUMONI MË SHUMË PEMË DHE PERIME

Pemët dhe perimet janë burime të shkëlqyeshme të antioksiduesve, që e luftojnë dënim e shkaktuar nga radikalet e lira dhe promovojnë lëkurë më të shëndoshë. Pra, konsumi i ushqimeve të shëndetshme ndikon menjëherë në dukjen e lëkurës suaj. Në të njëjtën kohë ju duhet ta limitoni konsumimin e ushqimeve të konservuara, që i bëjnë dëm lëkurës suaj.

4. TRAJTOJENI LËKURËN ME PRODUKTE QË PËRMBAJNË RETINOL

Retinoidët (grup përbërësish që veprojnë ngjashëm me Vitaminën A) ju ndihmojnë t'i parandaloni shenjat e plakjes së parakohshme, si dhe t'i fshihni rrudhat, që veçse kanë filluar të shfaqen në fytyrën tuaj. Andaj, aplikoni një produkt që përmban këtë përbërës në mbrëmje dhe lëreni të veprojë gjatë kohës kur ju jeni duke fjetur. Para se ta blini një produkt të tillë, konsultohuni me dermatologun, pasi që ai është në gjendje t'ju ofrojë këshilla në përzgjedhjen e produktit me retinol, që më së miri i përshtatet lëkurës suaj.

5. RUTINA E THJESHTË PËR KUJDES NDAJ LËKURËS

Ekspertët rekomandojnë që në vend të përdorimit të një numri të madh të produkteve të lëkurës, ju mund të dukeni bukur edhe me një rutinë të thjeshtë të kujdesit ndaj lëkurës. Pastruese, zbutësi dhe produkti për parandalimin e shenjave të pleqërisë janë përbërësit e vetëm që ju nevojiten, në një ditë të zakonshme. Natyrisht, mos harroni të përdorni edhe krem për mbrojtje nga rrezet e diellit, çdo ditë.

6. KONSUMONI SA MË PAK KRIPË

Përdorimi i tepërt i kripës ndikon negativisht në lëkurën tuaj, pasi që kripa e dehidron trupin, duke thithur lagështinë e akumuluar. Andaj, përderisa e zvogëloni sasinë e kripës që konsumoni, është e rëndësishme ta rrisni konsumimin e ushqimeve që përmbajnë proteina, mungesa e të cilave gjithashtu ndikon negativisht në shëndetin dhe dukjen e lëkurës suaj.

6. PASTROJENI FYTYRËN ÇDO NATË

Siç edhe mund ta dini fjetja, pa e hequr grimin, është njëri nga shkaktarët më të mëdhenj të shfaqjes së akneve dhe problemeve të tjera me lëkurën. Andaj, përkundër faktit që pastrimi i fytyrës, çdo natë, mund t'ua marrë një pjesë të kohës, është e rëndësishme ta krijoni këtë shprehi. Kjo, pasi që rezultatet e këtij veprimi shihen menjëherë ditën e nesërme. 


(Kosova Sot Online)