Palltot e përshtatshme për vjeshtë dhe dimër

  • 09 December 2015 - 12:26
Palltot e përshtatshme për vjeshtë dhe dimër

Palltot e gjata tash e një kohë të gjatë janë në modë dhe duket se me këtë trend do të vazhdojnë dhe në të ardhmen. Pa marrë parasysh se çfarë ngjyre përzgjidhni, palltot kombinohen shumë lehtë me pjesët tjera të gardërobës dhe për më tepër, ju mbajnë ngrohtë gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës dhe dimrit. Më poshtë mund t’i gjeni disa propozime për palltot e gjata për këtë vjeshtë dhe dimër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Pallto prej leshi

Kjo është njëra nga palltot, të cilën mund ta kombinoni me shumë gjëra, si dhe fakti që është e punuar nga leshi bën që ajo t’ju mbajë ngrohtë përgjatë gjithë ditës.

Image

2. Dizajni klasik

Dizajni i përparmë i kësaj palltoje është shumë i përshtatshëm për ditët e punës, mirëpo ajo mund të vishet edhe kur keni për të dalë në ndonjë darkë.

 

Image

 

3. Pallto ngjyrë livando

Kush ka thënë që vetëm palltot e zeza apo të kafta janë të përshtatshme? Kushdo që mund të ketë pretenduar një gjë të tillë, e ka pasur shumë gabim, pasi që kjo pallto me ngjyrë livandoje është shumë e përshtatshme për vjeshtë.

 

Image

 

4. Pallto e gjatë dhe e ngushtë

Fakti që kjo pallto është aq e ngushtë saqë definon vijat e trupit tuaj, e bën atë të jetë shumë e përshtatshme për takimet e ndryshme.

 

Image

 

5. Pallto prej lëkurës

Palltoja e gjatë duket bukur edhe nëse është e punuar nga lëkura. Palltot e tilla preferohet të vishen gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës.

Image

 

6. Pallto ngjyrë rozë

Asnjë femër në botë nuk do të gabonte nëse do të dilte në rrugë me një pallto të gjatë me ngjyrë rozë sikur kjo në fotografi.

Image

 

7. Pallto ngjyrë kremi

Ndonëse ngjyrat e çelëta janë shumë vështirë të mirëmbahen, pasi që edhe një pikë e vogël e ndyrësirës vërehet nga të gjithë, palltot e tilla janë të parezistueshme, si dhe janë zgjedhje e përkryer.

 

Image

 

8. Palltot me shumë pulla

Palltot me shumë pulla të renditura, përveçqë ju japin më shumë mundësi për t’i mbajtur hapur apo mbyllur, ato ju ndihmojnë që edhe të dukeni më bukur.

 

Image

 

9. Ngjyra e kuqe e ndezur

Nëse jeni adhuruese e ngjyrave të ndezura, atëherë nuk keni pse të fshiheni gjatë stinëve të ftohta, pasi që edhe palltot me ngjyra të ndezura do të jenë në modë për këtë vjeshtë.

Image

 

(Kosova Sot)