
Njerëzit e parë u paraqitën në Australi, e jo në Afrikë

Gjatë dekadës së fundit, shumë zbulime arkeologjike kanë bërë që ekspertët të vejnë në pyetje shumë nga ajo që më parë e kanë marrë si të vërtetë,transmeton gazeta Kosova Sot.
Profesor Clive Gamble (nga Universiteti ‘Southampton’), duke marrë parasysh të gjitha zbulimet e reja, deklaron se njerëzit e parë me gjasë ishin paraqitur në Australi, duke u përhapur më pas në pjesët e tjera të botës, e jo në Afrikë, sikur që mendohej deri më tani. Ai thotë se në një të kaluar të largët, më së paku 50 000 vjet më parë, por me gjasë shumë më herët, pjesëtarët e aborigjenëve ishin larguar nga Australia dhe kishin shkuar në kontinentet e tjera të botës. Ndoshta kjo kishte ndodhur kur të gjitha kontinentet e botës ishin të bashkuara, në një kontinent të vetëm, të quajtur Pangea.
(Kosova Sot)