Një ëndërr amerikane më ndryshe

  • 17 January 2017 - 15:44
Një ëndërr amerikane më ndryshe

KRITIKË E FILMIT 'A DIFFERENT AMERICAN DREAM'
Tri fise të indianëve të Amerikës në Dakotën veriore luftojnë që t'i mbrojnë vlerat e tyre,transmeton gazeta Kosova Sot.

Disa muaj më parë, një film dokumentar rreth indianëve nativë të Amerikës që ballafaqoheshin me shpimet e naftës, respektivisht me ndikimin e kësaj veprimtarie në jetën e tyre, mund të ketë përfituar nga vëmendja e medieve për të protestuar kundër qasjes së Dakotës në tubacionin përçues. Dhe, duke qenë se liderët e rinj politikë, munden shpejt të shkelin trupën e inxhinierëve të armatës për ta rinisur ndërtimin e tubacionit përçues, edhe sa iu përket çmimeve. Për momentin, filmi i regjisorit Simon Brook "A Different American Dream" ka për qëllim të targetojë shikuesit, interesat e të cilëve janë më të thella sesa ato të protestave aktuale, me interesime ndaj lajmeve të medieve. Edhe pse nuk pritet që ky film të bëjë bujë të madhe, ai eksploron mënyrat, në të cilat ky konflikt i dalluar dhe i komplikuar dallon nga betejat e ambientalistëve që përfshijnë çdo pjesë të botës.

Lidhja me tokën

Më besnik ndaj titullit të vet, sesa që do të mund ta kenë pritur shikuesit, ky film dokumentar shqetësohet më shumë rreth parimeve në prapavijë, sesa rreth detajeve të cilësdo kontroversë. Esenca e tij qëndron me intervistuesit, sikur Dr. Byron Baker, i cili, derisa është duke shfaqur shqetësimet e fisit të tij rreth udhëheqjes së tokës të cilën e kanë pasur me gjenerata të tëra, shqetë- sohet me zë rreth asaj nëse naftë- tarët mendojnë për gjërat në të njëjtën mënyrë: A ka për ta ndonjë domethënie shprehja "toka e të parëve" apo si nuk mund ta kuptojnë ata se ka njerëz, që më shumë e vlerësojnë tokën ku jetojnë, sesa paratë që mund t'u ofrohen? Derisa disa liderë fisnorë këtu flasin rreth efekteve që të ardhurat nga nafta kanë pasur te amerikanët vendas, që i kanë marrë ato, të tjerët përqendrohen te çështjet që karakterizojnë dekada të tëra përtej rrjedhjes aktuale të parave. Regjisor i këtij filmi është Simon Brook, derisa skenaristë janë Simon Brook dhe Jane Wells.

(Kosova Sot)