Greqia ekspozon “enigmën arkeologjike” 7 000 vjet të vjetër

  • 18 February 2017 - 19:36
Greqia ekspozon “enigmën arkeologjike” 7 000 vjet të vjetër

Një statujë e vogël, të cilën arkeologët grekë janë duke e quajtur “enigmë 7000-vjeçare”, është ekspozuar në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Athinë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Objekti i ngjashëm me një shpend, i gdhendur nga graniti, është bërë pa përdorimin e mjeteve të metalta, meqë daton nga Periudha e neolitit. Statuja e gjatë 36 cm ka një hundë të mprehur, bel të rrumbullakët dhe këmbë cilindrike. Kjo statujë ka habitur arkeologët, të cilët nuk dinë se çka është ajo me saktësi dhe nga ku vjen. Muzeu thotë se kjo figurë nuk ka gjini, meqë nuk ka as gjinj, e as organe seksuale. Ekspertët nuk e dinë a ishte bërë kjo me qëllim, apo pa qëllim. Kjo statujë do të mbetet e ekspozuar deri 26 mars, si pjesë e një ekspozite të rreth 200.000 antikiteteve që nuk janë vazhdimisht të ekspozuara. 

(Kosova Sot)