Zbulohet incizimi i vetëm i Marcel Proust-it

  • 18 February 2017 - 22:27
Zbulohet incizimi i vetëm i Marcel Proust-it

Jean Pierre Chartrand, profesor në Universitetin Laval në Kuebek, në arkivat e Qendrës kanadeze kombëtare të filmit ka gjetur incizimin bardhezi në të cilin, shkurtazi, paraqitet shkrimtari francez Marcel Proust (1871-1922),transmeton gazeta Kosova Sot.

Në sekondën e 37-të të xhirimit të dasmës nga martesa e Ilenit, vajzës së kontit dhe konteshës de Greful dhe fisnikut Armana Gish të vitit 1904, shkallëve zbret një njeri në të tridhjetat e tij, pa përcjellës, me mustaqe të rregulluara, me kapelë gjysmë cilindrike dhe me rroba solemne, të hirta në të çeltë. Profesori Pierre Chartrand thotë se ky është shkrimtari francez Marcel Proust, përndryshe mik i afërt i nënës së nuses, Elizabeth de Greful, e cila ishte frymëzimi kryesor për personazhin Oriana de Germant, në romanin “Në kërkim të së kaluarës”.  

(Kosova Sot)