'Oskarët 2017': Kush do të fitojë, kush duhet të fitojë!

  • 22 February 2017 - 16:22
'Oskarët 2017': Kush do të fitojë, kush duhet të fitojë!

PARASHIKIMET PËR GARËN E MADHE

Analisti i çmimeve të fituara 'Scott Feinberg' parashikon fituesit, derisa kritiku i filmave Todd McCarthy ofron preferencat e tij se kush në fakt meriton të fitojë 'Academy Award''

Jo çdoherë fitojnë ata që përfilten

Për Fotografinë më të Mirë

Do ta fitojë: "La La Land" Ky film nga Hollivudi ka arritur një rekord nominimesh prej 14 sish. Ruajeni çmimin më të mirë për "SAG Award", për të cilin nuk ishte nominuar, derisa kritikët e "Golden Globe", "BAFTA", përfshirë edhe producentët, e kanë mbështetur këtë. Duhet ta fitojë: "La La Land" Sikurse një fenomen i frikshëm "artistik", "La La Land" pothuajse ka hapur dhe vërshuar dyert e filmave origjinalë mjuzikël, një zhvillim shumë i mirëseardhur. 

Për regjinë më të mirë

Do të fitojë: Damien Chazelle, "La La Land" Barry Jenkins mund të bëhet njeriu i parë me ngjyrë që do ta fitojë këtë çmim, për çdo kategori - përfshirë çmimet e "Golden Globe", "BAFTA" dhe në veçanti "Directors Guild". Kjo sugjeron se një tregim më ndryshe do të bëhet: për 85 vite, Norman Taurog ka qenë fituesi më i ri në këtë kategori, por në anën e Oskarëve, Chazelle do të jetë për 221 ditë më i ri se ai. Duhet të fitojë: Damien Chazelle, "La La Land" Nevojitet një set i veçantë i dhuratave për të tërhequr një përzierje moderne të muzikës dhe vallëzimit me skena më dramatike dhe në filmin "La La Land", Damien Chazelle, ia ka dalë me shumë përpjekje. 

Për aktorin më të mirë 

Do të fitojë: Denzel Washington, "Fences" Filmi "Manchester: i Casey Affleck duket i pamposhtur - ai ka fituar pothuajse secilin çmim më herët - por një performancë e kuptuar, që e mposhtën te "SAG Awards", sugjeron se kjo është me vullnet. Kjo do të ishte fitorja e tretë e Washington-it. Duhet të fitojë: Casey Affleck, "Manchester by the Sea" Interesant dhe fjalëpakë, aktori që ka kaluar nëpër shumicën e karrierës së tij, Casey Affleck përfundimisht ka treguar çfarë ka krijuar nga performaca e tij si një njeri thellë i lënduar. Personazhi i tij është i luhatur nga dhimbja që nuk kalon kurrë.

Për aktoren më të mirë 

Do të fitojë: Emma Stone, "La La Land" Kanë kaluar 12 vite që kur ky çmim i ka shkuar yllit që ka fituar çmimin për Fotografinë më të Mirë, por se është e vështirë ta imagjinojmë që Stone nuk do ta fitojë këtë çmim - pasi që ishte votuar nga "SAG", "Golden Globe" dhe votuesit e "BAFTA" - për këndimin e bukur, vallëzimin dhe aktrimin. Duhet të fitojë: Isabelle Huppert, "Elle" Është gjithmonë e vështirë për një të huaj, që të marrë 'Oskarin' e artë, por nëse Isabelle Huppert nuk fiton, do të jetë si një nga poshtërimet më të mëdha dhe të përhershme të Akademisë, bashkë me Greta Garbo ose Peter O'Toole, që kurrë nuk e fituan një të tillë. 

Për aktorin më të mirë dytësor

Do të fitojë: Mahershala Ali, "Moonlight" Ali ka fituar "Critics' Choice" dhe "SAG" - por ka humbur te "BAFTA", e mund të ndodhë që votuesit ndërkombëtarë të përcaktohen edhe për dikë tjetër. Nuk mund të llogarisni te Jeff Bridges (Hell or High Water) ose Lucas Hedges (Manchester by the Sea). Duhet të fitojë: Mahershala Ali, "Moonlight" Mahershala Ali shfaqet vetëm në një të tretën e "Moonlight", por se performanca zbulon thellësinë e papritur të filmit që duhet të arrijë.

Për aktoren më të mirë dytësore

Do të fitojë Viola Davis, "Fences" Nuk ka asnjë bast më të mirë se kjo aktore, e cila ofron një performancë të fuqishme (ajo paraprakisht e ka fituar një "Tony" për të njëjtën pjesë), e kjo është hera e tretë që nominohet dhe do të duhej të jetë fitimi i parë në këtë kategori. Ajo ka fituar secilin secilin çmim të madh këtë sezon, dhe nuk ka arsye pse të ndalojë tani. Duhet të fitojë: Naomie Harris, "Moonlight" Si kontrast nga personazhi i Ali, që ka përmbledhur jetën e tij dhe e di si të përballojë, Naomie Harris me urgjencë aktron viktimën që nuk mundet të fillojë të kuptojë apo të përkujdeset për djalin e saj problematik.

Për skenarin më të mirë origjinal 

Do të fitojë: Kenneth Lonergan, "Manchester by the Sea" Kanë kaluar 61 vjet, që kur një mjuzikël ka fituar këtu. "La La Land" ka fituar "Globe" dhe "Critics' Choice", por se kjo nuk është vendosur nga filmbërësit, që duket të ndjejë se mjuziklit suksesin e tyre ua kanë borxh muzikës, e jo fjalëve. Duhet të fitojë: Kenneth Lonergan, "Manchester by the Sea" Kompleksiteti, fuqia dhe niveli i shqetësimit përcolli skenarin e Kenneth Lonergan, që të shtrihet përtej ambicies së garuesve të vet. 

PARASHIKIMET E TJERA:

Për Skenarin më të mirë të përshtatur

Do të fitojë: Barry Jenkins, Tarell Alvin McCraney, "Moonlight" Duhet të fitojë: Barry Jenkins, Tarell Alvin McCraney, "Moonlight" 

Për dokumentarin më të mirë

Do të fitojë: "O.J.: Made in America" Duhet të fitojë: "O.J.: Made in America"

Për filmin më të mirë të huaj

Do të fitojë: "The Salesman" Duhet të fitojë: "Toni Erdmann"

Për filmin më të mirë të animuar

Do të fitojë: "Zootopia" Duhet të fitojë: "The Red Turtle"

Për kinematografinë më të mirë

Do të fitojë: "La La Land" 

Për këngën më të mirë origjinale, për dizajnin më të mirë, zërimin më të mirë, përzierjen më të mirë të zërimit

Do të fitojë: "City of Stars" (La La Land) 

(Kosova Sot)