Ish-polici nis zbulimin e një vrasjeje

  • 17 March 2017 - 17:15
Ish-polici nis zbulimin e një vrasjeje

John Hawkes aktron një ish-polic të varur nga alkooli, që është një tregim detektivësh nga Ian dhe Eshom Nelms

Filmi i Ian dhe Eshom Nelms, me titull "Small Town Crime" është i veçantë, një premierë e vazhdimeve që ia vlen të shikohen çdo të premte. Në rolin kryesor vjen John Hawkes si një ish-polic i varur nga shprehitë e këqija, sidomos nga alkooli, i cili përfshihet nga një mister, që nuk i bën ballë dot për të mos e zgjidhur. Hawkes, me personazhin e Mike Kendall, çdo natë përfundon i dehur, i cili secilin mëngjes e fillon duke tentuar që të mbledhë forcë dhe diku në mes, ai bën mjaftueshëm që punën e tij ta mbajë në horizont.

Por, në momentin kur e gjen një grua të lënë për vdekje në trotuar, atëherë sensi i tij i detyrës ia prek ndërgjegjen. Me nguti e dërgon në spital dhe kur ajo vdes, ai vendos ta gjejë vrasësin e saj. 

(Kosova Sot)