Statuja e zbuluar nuk është Ramses II

  • 18 March 2017 - 18:33
Statuja e zbuluar nuk është Ramses II

Një statujë e madhe, që tash vonë është zbuluar në Kajro dhe që mendohej se paraqiste njërin prej faraonëve më të famshëm, ka mundësi që ta paraqesë një sundimtar tjetër antik egjiptian, thotë ministri egjiptian i antikiteteve.

Khaled el-Anani thotë se kolosi i zbuluar javën e kaluar në periferi të Kajros nga një ekip gjerman-egjiptian, gati me siguri të plotë paraqet faraonin Psamtek I, i cili nuk është ndonjë faraon i njohur dhe ka sunduar midis viteve 664 dhe 610 para erës së re.

Në fillim ishte menduar se statuja e zbuluar ishte e faraonit të njohur Ramses II,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)