Kastrati: "Kosova Sot" e ka paraqitur modelin e informimit me interesa kombëtar

  • 26 March 2017 - 13:40
Kastrati:

Edi Kastrati - aktor, drejtor i teatrit të Gjakovës tha se :  Dua ta pranoj se në natën e 24 marsit, ne në Gjakovë ishim vërtet në prag të një ferri të vërtetë. Në momente të tilla nuk të bie ndërmend asgjë, lufton vetëm për të shpëtuar kokën. Mirëpo, kur të nesërmen dhe të pasnesërmen mësova për "fatin" e gazetës "Kosova Sot" domosdoshmërish e tërhoqa një paralele në mes të asaj që kishte ndodh atë natë në Gjakovë dhe asaj që i kishte ndodh kësaj gazete.

As njëra e as tjetra nuk kanë qenë të rastit. Çarshia e Madhe e Gjakovës është djegur, sepse ka paraqitur identitetin dhe traditën e këtij populli, gjëra që e kanë penguar pushtetin serb. Nga ana tjetër "Kosova Sot" e ka paraqitur modelin e informimit me interesa kombëtar, e, edhe kjo, kuptohet e ka penguar pushtetin serb. Prandaj u pagua ai çmim aq i lartë.

Image

Edhe në periudhën e pasluftës ngjashmëria në mes të këtyre dy ngjarjeve vazhdon. Çarshia e Madhe u ringjall u rindërtua dhe vazhdon të jetë pjesa më emblematike e Gjakovës, ndërsa "Kosova Sot" u ringrit në këmbët e veta, dhe e vazhdon me shumë sukses misionin e vet të informimit të shpejtë, real dhe të drejtë, atribute këto që vlerësohen lart nga opinioni publik.

(Kosova Sot)