Zbulon një hartë misterioze për në Malin e ndaluar

  • 28 March 2017 - 14:54
Zbulon një hartë misterioze për në Malin e ndaluar

Krijesat e dashura, të kaltra, kthehen në këtë ribërje të franshizës, me zëra të huazuar nga Julia Roberts, Demi Lovato dhe Mandy Patinkin,raporton Gazeta Kosova Sot

Sony Pictures Animation" i është kthyer franshizës së tij të dëshmuar, "Smurfs". Duke hequr dorë nga kombinimi i skenave "live-action" dhe atyre të animuara, të cilat kishin karakterizuar dy vazhdimet e para: "Smurfs: The Lost Village" është tërësisht i animuar dhe iu dedikohet vetëm shikuesve të vegjël. Filmi i ri, me regji të Kelly Asbury-t (Shrek 2) pritet që ta kënaqë pjesën më të madhe të audiencës së vet, derisa për shikuesit më të mëdhenj nuk ofron kushedi çfarë argëtimi. Bashkë-skenaristja Pamela Ribon sjell një temë të theksuar feministe, të ngjashme me atë të filmit të saj të kaluar, "Moana". Me një ngjarje që zhvillohet në tërësi në fshatin fantastik të "Smurfs"-ëve, në këtë film flitet rreth Pufetës (Smurfette-s - Demi Lovato), të vetmes femër të këtij lloji. Pasi që zbulon një hartë misterioze, ajo niset me miqtë e saj pufë, Brainy (Danny Pudi), Clumsy (Jack McBrayer) dhe Hefty (Joe Manganiello), në Malin e ndaluar, në kërkim të përgjigjeve Armiku i moçëm i pufëve, magjistari i keq, Gargamel (Rainn Wilson), si dhe macja e tij iu vihen prapa, gjë që shkakton shqetësimin e Baba pufit, (Mandy Patinkin). 

Udhëtimi në Fshatin e humbur Më pas, pufët takojnë një fis të tërë të femrave 'homologe' në Fshatin e humbur. Ato udhëhiqen nga një udhëheqëse e tyre (Julia Roberts, për fëmijët e së cilës thuhet se janë fansa të mëdhenj të pufëve), e cila në një moment flirton rëndë me Baba Pufin. E tëra përfundon me një vallëzim për nder të fuqisë së femrave, me muzikë të këngës së re të Meghan Trainorit, "I'm a Lady." Shtrohet pyetja, pse bërësit e filmave të animuar, të cilët u dedikohen ekskluzivisht fëmijëve, ndiejnë nevojën për angazhimin e emrave të njohur, për huazim të zërit? Ky mbetet mister i llojit të vet. Nuk është se fëmijët mërziten fort p.sh. që Joe Manganiello huazon zërin për personazhin Hefty, derisa nënat e fëmijëve vetëm sa do të nervozohen pse Joe nuk paraqitet vetë në atë film, mundësisht pa bluzë. 

(Kosova Sot)