Filmi i viteve të '80-ta vjen në ribërje nga Robert Rodriguez

  • 29 March 2017 - 19:15
Filmi i viteve të '80-ta vjen në ribërje nga Robert Rodriguez

Raportet thonë se "20th Century Fox" është studio që ka të drejtat për ribërjen e filmit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ribërja e filmit të njohur të viteve të tetëdhjeta, me titull "Escape from New York", me sa duket përsëri do t'i kthehet kinemasë, me Robert Rodriguez, i cili e ka bërë regjinë e filmit. Raportet thonë se "20th Century Fox" është studio që ka të drejtat për ribërjen e filmit dhe kanë zgjedhur filmbërësit meksikano-amerikanë, për t'ia bërë regjinë e filmit, derisa Neil Cross, krijuesi i serive kriminale nga Britania e Madhe do ta shkruajë skenarin e filmit. Në regjinë dhe skenarin e veteranit John Carpenter, filmi origjinal "Escape from New York" ishte lansuar në vitin 1981.

Filmi atëherë pasqyronte të ardhmen, më saktë vitin 1997, dhe ndjek tentimin e ushtarit, të bërë kriminel Snake Plissken (aktruar nga Kurt Russell) që ta shpëtojë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Donald Pleasence), pasi që "Air Force One" është përplasur në Menheten, i cili ishte shndërruar në një burg të madh të sigurisë së lartë.

Russell do të kthehet në rolin e njeriut me njërin sy të mbuluar?

Po ashtu, duhet thënë se Rodriguez ka përvojë të madhe në këtë drejtim, derisa emër dhe famë ka bërë me "Mexico trilogy" - një vestern i kohës që ndjek personazhet e "El Mariachi". Rodriguez po ashtu ishte bashkë-regjisor në novelën "Sin City" dhe të një vazhdimi të "A Dame to Kill For", si dhe të vazhdimit "Spy Kids". Rodriguez po ashtu ka bashkëpunuar me yje dhe regjisorë të mëdhenj, si Quentin Tarantino, duke bërë regjinë e vesternit "From Dusk Till Dawn", e për këtë film ishte Tarantino që kishte shkruar skenarin. Carpenter do të jetë producent ekzekutiv te ribërja "Escape from New York", për të cilin në "Fox" shpresojnë se do të jetë film me disa vazhdime. Rodriguez dhe Carpenter kanë bashkëpunuar në seritë e disa filmave të shkurtër. Deri më tani, nuk ka asnjë fjalë të vetme, nëse Russell do të kthehet në rolin e njeriut me njërin sy të mbuluar, ose nëse aktori to ta pranojë një rol si ky .

(Kosova Sot)