Yjet që janë paguar shumë si superheronj

  • 29 March 2017 - 19:19
Yjet që janë paguar shumë si superheronj

Marrin pagesa të majme, edhe kur dështojnë filmat e tyre.
Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, filmat me superheronj janë bërë një shtyllë gjigante e industrisë së filmit. Me fuqinë e madhe fituese të këtyre filmave, studiot janë ndier rehat, duke u dhënë buxhet të zgjeruar. Përderisa shumë nga këto të holla shkojnë për efekte speciale, që këta filma i bëjnë "super", edhe çmimi i aktorëve që portretizojnë këta heronj është i madh. Kështu ju sjellim listën e gjashtë superheronjve më të paguar, transmeton gazeta Kosova Sot.

JACK NICHOLSON - 100 MILIONË DOLLARË

Së paku Brando ishte "ylli" në filmin e tij, që është më shumë sesa që mund të themi në fillim të listës. Nuk është rastësi që Jack Nicholson (i cili është një aktor shumë i talentuar) ishte paguar kaq shumë për rolin e tij në vitin 1989, si Batman-i. Ajo që është e rastësishme është se Nicholson ishte paguar për të qenë shejtani i filmit, jo heroi. Nicholson aktron kundërshtarin e Batman-it, Joker-in, dhe në fakt ishte paguar më shumë sesa Michael Keaton, i cili e ka aktruar Batman-in. Kjo krijon një paradoks të çuditshëm, kur aktori më i paguar i filmave me superheronj del të jetë një shejtan.

Image

ROBERT DOWNEY JR. - 40 MILIONË DOLLARË 

Nëse Chris Evans e lexon këtë listë, duhet të jetë tepër i zemëruar. "Marvel Studios" së fundmi lansuan "Captain America Civil War", në të cilin Iron Man (aktruar nga Robert Downey Jr.) dhe "Captain America" (Chris Evans) ballafaqohen për ta përcaktuar të ardhmen e "Avengers". Kapiteni e fiton këtë betejë, por aktori që e përfaqëson atë ka humbur betejën me të hollat. E kuptojmë se RDJ ka shumë talente dhe ishte formuar si yll Hollivudi kohë më parë para se të ishte "Iron Man", por nuk ka arsye pse ai duhet të paguhet dhjetë herë më shumë se djaloshi që e kishte përballë.

Image

SCARLETT JOHANSSON - 20 MILIONË DOLLARË 

Ju kujtohet kur Chris Evans ("aka" lideri i "Avengers" dhe personazhi kryesor i secilit film të "Avengers") ka filluar në këtë listë, duke fituar 6.9 milionë prej filmit të parë "Avengers"? Epo, duket se Scarlett Johansson, që aktron "Black Widow", është paguar plot 20 milionë për rolin e saj në pjesën e dytë te "Avengers", "Age of Ultron". Sikur ne të ishim në vend të Evans, do ta shkarkonim agjentin dhe do ta punësonim agjentin, që e përfaqëson Johansson. Do të thoshim se kjo diskrepancë e pagesës është rezultat i Johansson, duke qenë një yll shumë më i madh në fillim të xhirimit të "Avengers", por për ta vazhduar në filmin e dytë, kjo nuk ka kurrfarë kuptimi. 

Image

HUGH JACKMAN- 20 MILIONË DOLLARË

Një sekret pak i njohur të filmave me superheronj është skena rigoroze, që aktorët duhet të kalojnë. Yjet e këtyre filmave shpesh nënshkruajnë marrëveshje për shumë filma, dhe masat e rrepta të ushtrimeve dhe skemave të filmit shpesh i shtyjnë të marrin drejtime të tjera. Asnjë aktor tjetër nuk i ka duruar kërkesat e punës më shumë sesa Hugh Jackman. Pa marrë parasysh se çfarë bën për pjesën tjetër të karrierës, Jackman përgjithmonë do të kujtohet për rolin tij te "Wolverine". 

Image

BEN AFFLECK - 12.5 MILIONË DOLLARË

Shumë kohë më parë, para se Ben Affleck ishte instilacioni i fundit te "Batman", ai ishte ballafaquar me kritika të ashpra për paraqitjen e tij si "Daredevil", në filmin e 2003-ës. Përkundër dështimit të filmit në mbushjen e arkës, Affleck kishte fituar më shumë se 12 milionë për rolin e tij në film. Duke e konsideruar natyrën e filmit (edhe Colin Farrell e Jennifer Garner po ashtu ishin në film), dhe faktin se "Daredevil" ishte lansuar në maninë e filmave me superheronj, është befasuese që Affleck-ut i ishte garantuar një pagë kaq e madhe, përkundër mungesës së suksesit të filmit. 

Image

GEORGE CLOONEY

- 10 MILIONË DOLLARË Nëse flasim për aktorët që janë paguar shumë në filmat e këqij, kush mund ta harrojë rastin e vetëm të George Clooney për ta portretizuar "Dark Knight" në "Warner Bros", me titull "Batman and Robin". Pa marrë parasysh se sa e keqe ishte paraqitja e tij, fakti i trishtueshëm ishte se ai ishte larg nga të qenit si pjesa më e keqe e filmit. Në rastin e këtij filmit, 90 për qind e të gjithë njerëzve të listuar (të vegjël dhe të mëdhenj) kanë bërë një punë të tmerrshme duke e bërë filmin. Kështu, pagesa e Clooney prej 10 milionë dollarë ishte vetëm një pjesë e kostos që e kanë bërë këtë film të neveritshëm.  

Image

 

(Kosova Sot)