Ja çka fituan 26 vendet konkurruese

  • 15 May 2017 - 19:46
Ja çka fituan 26 vendet konkurruese

SHKRUAN: SHKRUAN: JIM SHELLEY
1. IZRAELI IMRI, i cili erdhi me këtë emër me iniciale, nuk solli gjë në skenë, pos që mori 'shpërblimin' Pamja më e ngjashme me Lee Ryanin. 2. POLONIA Këngët mund të jenë të tmerrshme, por askush nuk mund të thotë se "Evrovizioni" nuk ishte edukues. Psh, ne mësuam se, në Poloni, emisionet "Reality TV" janë më të këqija sesa "The X Factor". Kasia Mos mund të konsiderohet fituese e Trikut më të mirë të magjisë në këtë event. 3. BJELLORUSIA Vajza dhe djali nga "Naviband" ishin aq të dashuruar, saqë të bënin të villje. Shpërblimi që e meriton ky bend, është ai për emrin më të keq. 4. AUSTRIA Performuesi i Austrisë, Nathan Trent, këndonte duke qëndruar i ulur në një gjysmëhënë aq të njohur, saqë rrezikon padi për kopjim nga "Dreamworks". Shpërblimin që ai e meriton, është për Emrin më fals austriak. 5. ARMENIA Përfaqësuesi i Armenisë e meriton shpërblimin Vallëzimi më i mirë me duar. 6. HOLANDA Grupi me emrin e çuditshëm "OG3NE", i përbërë nga tri motra, e meriton shpërblimin Xhaketa më e mirë, e ndezur. 7. MOLDAVIA Përfaqësuesit e Moldavisë nuk është se kënduan keq. Ata e merituan, të paktën, një shpërblim, e ai është Tentimi më i keq për ta lansuar një çmenduri të re të vallëzimit ala "Gangham Style". 8. HUNGARIA Sa për ndryshim, Joci Papai nuk këndoi në anglisht, por në zhanrin e tij dhe, për këtë shkak, ai e meriton titullin Reperi më i mirë hungarez. 9. ITALIA Francesco Gabbani ndoshta mund të ketë qenë favorit për të fituar, por ajo që ai meriton më së shumti, është Titulli më i keq i këngës - "Occidentali's Karma". 10. DANIMARKA Këngëtarja Anja meriton çmimin Pretendimi më i keq australian për të qenë daneze. 11. PORTUGALIA Salvador Sorbral fitoi titullin më të madh në këtë garë, por shpërblimi që duhej t'i jepej po ashtu, ishte Gjestet më të këqija me duar. 12. AZERBAJXHANI Përfaqësuesja e Azerbajxhanit meritonte shpërblimin Shembulli më i keq i imitimit të një kënge të Michael Jacksonit.
13. KROACIA Jacques Houdek kishte një performim interesant, por shpërblimi që ai meritoi më së shumti, ishte Shprehja më e mirë "Look Into My Eyes, Look Into My Eyes". 14. AUSTRALIA Këngëtari 17- vjeçar Isaiah meriton shpërblimin Vetullat më të bukura. 15. GREQIA E, performuesit e këtij vendi fqinj meritojnë titullin Valltarët më të këqij të vjedhjes së skenës. 16. SPANJA Manuel Navarro, me performimin e tij, bënte me dije se Spanja është më e njohura për surfimin dhe për bluzat Havajane. Për këtë shkak, ai meriton titullin Kënga më e keqe. 17. NORVEGJIA Me tekstin e këngës që thoshte: "Do ta vras zërin në kokën time", këngëtari Jowst meriton titullin Ideja më e keqe për një tekst kënge. 18. BRITANIA E MADHE Lucie Jones bëri që Britania ta meritojë titullin Kënga më e mirë për shumë vjet. 19. QIPROJA Ky vend meriton titullin Imitimi më i keq i "Rag And Bone Man" 20. ROMANIA 'Yodel It' ishte këngë e mirë, por meqë nuk arriti që të fitonte, e meriton titullin Humbësit më me pak fat. 21. GJERMANIA Shpërblimi: Imitimi më i keq i "Titanium", nga David Guetta & Sia. 22. UKRAINA Shpërblimi: Imitimi më i keq i "Muse". 23. BELGJIKA Edhe pse Blanche apelonte për më shumë optimizëm, fytyra e saj ishte shumë e trishtuar, prandaj edhe e meriton shpërblimin Frika më e madhe në skenë. 24. SUEDIA Përfaqësuesit e këtij vendi nordik meritojnë shpërblimin Valltarët më të mirë meshkuj "Milk Tray". 25. BULLGARIA E kemi edhe një konkurrent tjetër 17 vjeçar, njëfarë versioni bullgar të 'Zayn Bieber'-it, i cili e meriton shpërblimin Titulli më i mirë i këngës"Beautiful Mess". 26. FRANCA 'A do të më çosh në parajsë", këndon midis tjerash Alma, një vajzë aq franceze, sa që e kishte një maket të Kullës së Parisit në prapavijë.  
 

(Kosova Sot)