Gjysmë-vëllezërit që merren me çështjet familjare

  • 22 May 2017 - 16:03
Gjysmë-vëllezërit që merren me çështjet familjare

KRITIKË E FILMIT 'THE MEYEROWITZ STORIES (NEW AND SELECTED)'

Një komedi nga Nju- Jorku, ku Adam Sandler paraqitet me rolin e tij më të mirë në këto 15 vjetët e fundit

Në këtë komedi, aktori Sandler luan djalin më të vjetër të familjes, i cili kurrë nuk ka punuar në sensin konvencional, porse duket se ka bërë një punë mjaft të mirë në rritjen e vajzës, Eliza (Grace Van Patten)

Adam Sandler dhe Ben Stiller aktrojnë gjysmë- vëllezërit që merren me çështjet familjare në një nga filmat më të mirë të "Netflix Original". Nuk është e lehtë që të rritesh si një fëmijë i një artistit. E vërteta duhet të thuhet, nuk është e lehtë për të rritur një fëmijë të minoritetit, kryesisht as të një artistit të panjohur, që në mënyrë dinamike vjen me skenaristinregjisorin Noah Baumbach, që dëshiron të eksplorojë me "The Meyerowitz Stories (New and Selected)" një komedi nga NjuJorku, ku paraqitet Adam Sandler me rolin e tij më të mirë në këto 15 vitet e fundit.

Kriza familjare 

Është një tregim i një klanit të shprishur, i cili me gjasë kurrë nuk kishte dëgjuar për terapinë, por a munden përfundimisht ta përdorin, dhe kriza familjare që lejon ata të thonë qetësimin e tyre. Aktori Sandler aktron Danny Meyerowitz, djalin më të vjetër të skulptorit nga Nju- Jorkut, i cili ka shtatëdhjetë e kusur vjet, Harold Meyerowitz (Dustin Hoffman), i cili gjithmonë ka qenë person argëtues. Me asnjë përkrahje, Sandler detyrohet të veprojë, dhe është e mahnitshme ta shikosh. Me gjasë kjo është arsyeja pse "Netflix", që është edhe biznesi i Adam Sandler, sjelli këtë produksion të madh të Scott Rudin, vetëm disa javë para premierës dhe Festivalit të Filmit në Kanë. Për më shumë, është e rastësishme të mendohet për kompaninë përgjegjëse "Sandy Wexler" dhe "The Ridiculous Six", me gjasë aktorit Sandler do t'i sjellë nominimin e parë për Oskar. 

Larg nga komeditë e trasha

Përderisa është pa kurrfarë dyshimi zbavitës, "The Meyerowitz Stories" është larg nga komeditë e trasha në të cilën adhuruesit janë mësuar ta shohin Sandler-in dhe Ben Stiller-in, që shfaqen bashkë me yllin tjetër Elizabeth Marvel, që vjen si motër e familjes Meyerowitz, Danny, Matthew dhe Jean, tashmë e rritur. Në këtë komedi, aktori Sandler luan djalin më të vjetër të familjes, i cili kurrë nuk ka punuar në sensin konvencional, porse duket se ka bërë një punë mjaft të mirë në rritjen e vajzës, Eliza (Grace Van Patten). Baumbach ka ndarë filmin, që shihen si tregime koherente, në një seri të kapitujve, për të justifikuar titullin. Tani në vitet e tij të shtatëdhjeta, Harold mëton t'i tregojë të njëjtat tregime, sikur tregimin për rastin se si Matthew dikur ulej në dysheme derisa po punonte në të njëjtën kohë, duke ofruar sugjerime se si pjesa e progresit mund të dalë ndryshe. 

Martesa e katërt me një grua më të re

Fëmijët e Harold-it i kanë dëgjuar shumicën e këtyre anekdotave, kështu që shpeshherë mund t'i shkruajnë edhe përmendësh. Por, kështu ata zbulojnë edhe disa gjëra tjera që kurrë nuk i kishin ditur për veten e tyre. Tani në martesën e katërt me një grua më të re (Emma Thompson) që mezi është më e re se fëmijët e tij, Harold ngadalë ka filluar të mendojë për trashëgiminë e tij. Megjithëse Harold ende është duke punuar, shumica nga skulpturat e tij vetëm se janë duke grumbulluar pluhur në apartamentin e tyre në Nju- Jork, të cilin Matthew, një këshilltar "personal për pasurinë", është duke punuar për të shitur artin dhe gjithçka, për një çift homoseksualësh. Matthew nuk shfaqet deri në kapitullin e dytë, që duket si një jashtëtokësor në këtë familje bohemi. Në mënyrë krejt ironike, megjithëse Matthew shihet qartë si djali i preferuar i Harold-it, burri i moshuar kurrë nuk i tregon gjithçka djalit të tij. Për kontrast, nëna e Matthew (aktruar nga Candice Bergen) dështimet e saj si prind i tregon mirë dhe nuk fsheh asgjë. Herën tjetër kur e shohim Harold-in, ai është në spital, i cili po shërohej nga një goditje në kokë. Kësaj radhe, të tre fëmijët janë atje dhe situata është mjaftueshëm serioze, dhe në një seancë këshillash, atyre ju thuhet t'i thonë sa më shumë këto pesë fjali para se të jetë tepër vonë: "Të dua", "Unë ta fal", "Më fal", "Të faleminderit", "Lamtumirë". Me gjasë, këto janë fjalët që kjo familje me rregull do të duhej t'i kishte përfshirë në gjithë jetët e tyre, por më mirë dikur se kurrë. 

(Kosova Sot)