Ylli i filmit 'Avatar', në rolin e vrasësit në trilerin e regjisorit Mostow

  • 13 June 2017 - 17:13
Ylli i filmit 'Avatar', në rolin e vrasësit në trilerin e regjisorit Mostow

Me filmat aksion tanimë nën sqetull, "Surrogates" dhe "Terminator 3", regjisori Jonathan Mostow nuk e pati të vështirë që të dilte me një euro-triler sikur që është filmi "The Hunter's Prayer", edhe pse duket se, në një moment të filmit, atij i humb kontrolli i ngjarjes. Ajo që duhej të ishte një film argëtues, nëse jo tërë- sisht origjinal, doli të jetë një film i rëndë dhe i mërzitshëm. Ky film ka më shumë të ngjarë, që të shikohet në VOD sesa në kinema. Vrasësit antiheronj vijnë në forma të ndryshme, duke filluar nga John Wick, e deri tek ata më të sofistikuar, sikur Jason Bourne, por, Stephen Lucas (Sam Worthington), i varur nga droga dhe me një qëllim vrastar, disi nuk përket në këtë grup, trasmeton gazeta Kosova Sot

Të ardhurat ilegale

Aspekti i tij sentimental, i shoqëruar me vartësinë e tij nga droga, duhej ta bënin atë tepër të papërshtatshëm për këtë profesion. Përkundër kësaj, shefi britanik i drogës Addison (Allen Leech), e sheh atë të përshtatshëm që ta dërgojë në një detyrë, për ta përcjellë adoleshenten Ella Hatto (Odeya Rush), derisa vijon shkollën luksoze në Zvicër. Addison urdhëron eliminimin e Ella-s, pasi që zbulon se i ati i saj kishte marrë 25 milionë dollarë, të ardhura ilegale, nga llogaria e tij. 

Lucas në shënjestër

Edhe vetë baba, Lucas, heziton kur i jepet mundësia që ta vrasë Ellan në një klub nate në Montreux, ku kishte shkuar që të argëtohej bashkë me të dashurin e saj, edhe pse e dinte shumë mirë se kolegu i tij, Metzger (Martin Compston) tanimë kishte vrarë prindërit e saj. Më pas Lucas bëhet vetë shënjestër, pasi që shkel urdhrat e Addisonit, duke rrëmbyer Ellan. Pasi që hyjnë brenda territorit francez, Lucas i tregon Ellas se ai nuk ishte shpëtimtari i saj, por vrasësi i saj. Rolet në këtë film i luajnë: Sam Worthington, Odeya Rush, Allen Leech, Amy Landecker, Martin Compston, Veronica Echegui, regjinë e ka bërë: Jonathan Mostow, derisa skenarin e kanë shkruar John Brancato, Michael Ferris.  

(Kosova Sot)