‘Despacito’, kënga e rekordeve, e para në 18 vende të botës

  • 16 June 2017 - 15:22
‘Despacito’, kënga e rekordeve, e para në 18 vende të botës

Kënga është edhe më e transmetueshmja në radiot e shteteve kryesore në botë, videoja zyrtare në Youtube i ka tejkaluar 1,9 miliardë shikime.

E para në 18 vende të botës, përfshirë Italinë, ku ndodhet në krye të klasifikimit për 12 javë, ka marrë 6 disqe platini, një video me 1,9 miliardë shikime, këto janë disa nga rekordet e marra nga “Despacito”, kënga e portorikanit Luis Fonsi.

“Despacito” ka fituar vendin e parë në klasifikimin e shitjeve përveç Italisë, në Irlandë, Spanjë, Portugali, Francë, Belgjikë, Zvicër, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Norvegjia, Holandë, Kanada, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një këngë spanjolle të arrinte kreun e klasifikimit anglez, ku qëndron prej 5 javësh dhe është hera e tretë në historinë e Billboard Chart, që një tekst spanjoll mbërrin në vendin e parë në SHBA, më parë se “Despacito” në versionin e Luis Fonsi, Daddy Yankee dhe Justin Bieber , ia kishin dalë vetëm “La Bamba” në 1987 dhe “La Macarena” në 1996.

Kënga është edhe më e transmetueshmja në radiot e shteteve kryesore në botë, videoja zyrtare në Youtube i ka tejkaluar 1,9 miliardë shikime dhe ishte më e shpejta që ka arritur kuotën e 1,5 miliardëve në historinë e Youtube.

Fonsi, që mori pjesë në Wind Music Awards në Arenën e Veronës, në Itali, është renditur në vendin e dytë në Earone dhe i pari në Spotify Italia, i Tunes, Apple Music, Tim Music e Shazam.

Artisti ka marrë pjesë edhe në videon e The Jackal “Gli effetti di Despacito vs Luis Fonsi”.

(Kosova Sot)