Asnjë film dokumentar për krimet serbe

  • 19 June 2017 - 08:39
Asnjë film dokumentar për krimet serbe

P ak ditë më parë kryeqyteti kosovar kremtoi çlirimin e tij nga forcat serbe. Konkretisht hyrjen forcave të NATO-s dhe largimin e atyre serbe. E, këto të fundit lanë pas vetes një tmerr të vërtetë, vrasje, dhunime, djegie dhe shkatërrim të trashëgimisë historike shqiptare. Serbët për pak kohë masakruan shumë qytetarë kryeqytetas, ndërsa nuk kursyen civilët që kishin ikur për në rrethinën e Prishtinës për t'u ikur krimeve. Tmerr të vërtetë kishte pësuar popullsia e Prishtinës dhe rrethit në masakrën e Marevcit dhe raste të tjera. Por, fatkeqë- sisht, këto masakra nuk janë përjetë- suar në një film dokumentar që bota të njihet me krimet që serbët i kanë kryer ndaj popullsisë së kryeqytetit. Duke pasur parasysh se sot në botën moderne dokumentarët janë 'arma' më e fuqishme për plasimin e së vërtetës rreth ngjarjeve të tilla. Pasi edhe vetë qendrat ndërkombëtare të vendosjes nuk i bëjnë publike këto tregime, duke i heshtur ato në emër të një pajtimi të ardhshëm. Një gjë e tillë për njohësit e zhvillimeve kulturore në vend tregon paaftësinë e institucioneve tona shtetërore dhe filmike për të faktuar ngjarje me rëndësi historike për kombin.
Paaftësia e institucioneve
Në një prononcim për "Kosova Sot", Shaqir Foniqi, gazetar dhe njohësi i zhvillimeve kulturore në vend, ka thënë se vetë fakti se një film, i cili do të dokumentonte krimet e kryera nga serbët në kryeqytet, fuqizon pohimet për paaftësinë e filmbërësve. Sipas tij, shkaqet mund të jenë të shumta, por filmologët është dashur të jenë të parët në këtë garë."Natyrisht, sfidat kanë qenë të shumta, por profesioni gjithmonë duhet t'i mundë sfidat", ka thënë Foniqi, duke shtuar se një film mbi këto maskara të një standardi të lartë duhet bërë dhe përgjegjësia bie mbi profesionistët."Por, duket se janë vonuar, cazë! Megjithatë, mund të shfrytëzohen arkivat dhe filmi mund të dalë. Nuk është që nuk është bërë diçka, p.sh. filmi i Blerta Zeqirajt, 'Exit', apo ndonjë tjetër e kanë trajtuar ndonjë segment të luftës, por një film dokumentar, ta zëmë për 'Oscar', ende nuk ka ardhur. Është mirë të vijë edhe për memorie historike", ka pohuar Foniqi. Kurse Selatin Ademi, aktor dhe njohës i zhvillimeve kulturore në vend, ka thënë se kinematografia jonë dështimet i ka të shumta dhe arsyet janë të shumta. Ndërsa ka thënë se do të ishte e lehtë të bëjnë një film për masakrat e kryera nga forcat serbe në kryeqytet dhe rrethinë njerëzit që i kanë përjetuar dhe parë me sytë e tyre vrasjet dhe dhunimet e shqiptarëve. "Them se kanë munguar edhe vullneti dhe dëshira për të bërë një dokumentar të tillë. Problemi është se sa më shumë vite kalojnë rreziku që masakrat dhe krimet të harrohen është i dukshëm", ka thënë Ademi për "Kosova Sot", duke shtuar se jo vetëm një film, por deri më sot është dashur të bëhen dhjetëra filma dokumentarë për këto ngjarje."Një film të tillë duhet ta bëjnë njerëzit profesionistë, të mbështetur nga shteti dhe institucionet përkatëse të filmit, por edhe nga Radiotelevizioni Publik, pasi ai i ka kapacitetet për realizimin e një filmi të tillë", ka thënë Ademi, njohës i zhvillimeve kulturore në vend.

Anashkalohen temat për masakrat

Shkrimtari Dan Ibrahimi, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se është e vërtetë se industria filmike në vend ka dështuar të japë një film për masakrat e kryera në kryeqytet, pasi, si ka thënë ai, nuk e kanë bashkë- jetuar luftën me këndin profesional. Sipas tij, nuk kanë pasur përcaktime filmike dokumentuese, prandaj janë aq të vegjël profesionalisht, sepse nuk punojnë për profesionin."I kanë temat para sysh, nuk i kapin, ose akoma më keq ca regjisorë dhe ca artistë lëre që s'i kapin ashtu si janë, por i trajtojnë në këndin e pushtuesit, sa për të shkuar në Beograd", ka thënë Ibrahimi. Edhe Naim Berisha, aktor, skenarist dhe regjisor, autor i filmave artistikë të metrazhit të shkurtër: "Motivi", "Personazhi I",,"Polici Obez", si dhe dokumentarëve "Sa do të doja të kishte dhe një orë jetë" dhe "Ëndrra që mori fund" ka thënë se kinematografia jonë e pasluftës është fokusuar më shumë rreth trajtimit sipërfaqësor dhe përgjithësues të luftës, por assesi nuk është marrë me temat faktike dhe përmbajtjesore të saj."Ne jemi një vend specifik, i përballur me një armik specifik, por fatkeqësisht kjo qasje që i jep veçantinë që meriton kësaj lufte nuk është parë ende në ndonjë projekt filmik të deritashëm, e aq më shumë në ndonjë trajtim meritor dhe interesant në fokus kryeqytetin tonë", ka pohuar Berisha. Sipas tij, kryeqyteti ka qenë shumë keq i atakuar në kohën e luftës, e sidomos në javët dhe ditët e fundit të saj. Ai ka thënë se shumica e iniciativave të deritanishme filmike në Kosovë nuk e kanë pasur në plan të parë çështjen e sensibilizimit rreth luftës në vend dhe seriozitetin e trajtimit të saj, por përfitimin material dhe euforinë për të ardhur në shprehje."Një projekt i tillë është i mirëseardhur, por duhet të bëhet nga kineastët që dëshmojnë seriozitet dhe që nuk e kanë në plan të parë përfitimin. Arti në përgjithësi magjinë e vet e humb kur interesi material dhe lufta për prestigj personal (unë duhet të vij në shprehje, unë dua të jem i pari) e mund atë", ka thënë Berisha

(Kosova Sot)