Kthimi i madh i Kidman-it në skenë

  • 21 June 2017 - 11:15
Kthimi i madh i Kidman-it në skenë

P ërderisa ajo sot e feston gjysmë shekulli të jetës së saj, Nicole Kidman flet për plakjen, familjen dhe vitin e kthimit. "Unë kam rënë disa herë nga shkëmbi", thotë Nicole Kidman teksa qesh, kur ishte rekomanduar për rolin në "Grace of Monaco". Filmi për Grace Kelly-n, që u shfaq te "Cannes Film Festival" më 2014, ishte katastrofë, i kritikuar rëndë, përkundër se për qëllim kishte të jetë komedi.
Kidman është një nga yjet më eksperimentale
Derisa e feston ditëlindjen e saj të pesëdhjetë, aktroja nga Australia duket e qetë me zgjedhjen që e ka bërë për 30 vjet në Hollivud - zgjedhje që e kanë bërë si një nga yjet më eksperimentale. "I pëlqej "auteurs"", thotë ajo. "Më pëlqejnë regjisorët, që kanë vizion të fortë. Dhe, më pëlqen t'i përkrah regjisorët që bëjnë film për të parën herë, sepse është shteg i jetës sime, tani kam një lloj fuqie, që të jem në gjendje ta përkrahë karrierën e dikujt". Kidman me gjasë duket të kujdeset më shumë për eksplorimin e ideve të reja sesa të tërheqë audiencë të madhe. Natyrisht, kishte hite: "The Hours" (për të cilin kishte fituar një Oskar për rolin si Virginia Woolf), filmin gotik horror "Others", Baz Luhrmann me "Moulin Rouge" dhe filmi i vitit të kaluar "Lion", në të cilin e ka aktruar Sue Brierley, një grua, i biri i adoptuar i së cilës kishte vendosur të shkonte në një udhë- tim epik për të gjetur nënën e tij në Indi. Por, vetëm këtë vit rezultatet e eksperimentimit të Kidmanit përfundimisht përkoi me aprovimin popullor, i pari në televizion, në shfaqjen hit "Big Little Lies" dhe më pas në Kanë, ku shfaqet në tre filma dhe projektin televiziv. 

Bashkëpunimi me Reese Witherspoon

Kidman ishte bashkëpjesëmarrëse në produksionin e "Big Little Lies", mini-seri komike, me miken e saj Reese Witherspoon. "Big Little Lies" erdhën pasi unë dhe Reese ishim të frustruara, ngase nuk na ishin ofruar role interesante", thotë ajo. "Kështu e gjetëm këtë libër dhe le ta bëjmë realitet këtë'. Dhe, kështu i kemi krijuar mundësitë tona". Tani, planet janë në arritje për seritë e dyta dhe Liane Moriarty, autori i librit në të cilin seritë janë bazuar, po zbulon linja të reja të tregimeve. Kidman thotë: "Nëse ekziston një mënyrë që jetët e këtyre grave t'i dërgojmë tutje, do të ishte interesante dhe sa mirë nëse do ta bënim". Nëse jo, ajo dhe Witherspoon tashmë kanë arritur t'i marrin të drejtat për librin e fundit të Moriarty, "Truly Madly Guilty". Pos se i pëlqen t'i eksplorojë kufijtë e vet, Kidman kënaqet duke sfiduar limitet që ajo i ndjen, të cilët janë imponuar femrave në film dhe në televizion. Ajo është krenare për faktin që dy nga projektet e saj në Kanë - "Campion's Top of the Lake" dhe filmi i Sofia Coppola-s, "The Beguiled" (për të cilin Coppola kishte fituar çmimin "Best Director") dhe mburret me regjisoret femra. "Ky ishte një triumf për Sofia-n", thotë ajo. "Sipas statistikave, nuk është aspak e lehtë për skenaristet dhe regjisoret femra, por për dikë si Sofia, kjo është e madhe. Edhe për Patty Jenkins të ketë kaq shumë sukses për regjinë e filmit "Wonder Woman" është një ndihmë në kauzën e femrave në industri. Por, kjo ende nuk i ka ndryshuar ende gjërat". Kidman po bën më të mirën, që ndryshimet të ndodhin, dhe nëse nuk i ofrohet ndonjë projekt, ajo është në pozitë të lakmueshme që ta bëjë vetë, përmes produksionit të saj "Blossom Films". 

E vetmuar pas shkurorëzimit 

Kidman po ashtu e ka pranuar se ishte ndier e vetmuar pas shkurorëzimit - pasi kishte fituar 'Oskarin' më 2003, ajo u ul në hotelin e saj duke menduar: "Unë ende nuk kam jetë, çfarë nuk po shkon me mua? Me kë të shkoj në shtrat dhe me kë të festoj", thoshte ajo? Tani është e lumtur në martesën me Keith Urban, me të cilin ka dy vajza, Sunday Rose, tetë, dhe Faith, gjashtë, derisa ditëlindjen e festoi të martën, të pesëdhjetën, në shtëpinë e saj në Neshvill. Ajo është në një moshë, kur për secilën aktore do të ishte e vështirë të gjejë punë, por për Kidmanin ka mundësi si kurrë më parë - si një aktore, producente e ndoshta edhe regjisore. Kushedi.

(Kosova Sot)