Ballafaqimi me urryesin e racës njerëzore

  • 28 June 2017 - 21:04
Ballafaqimi me urryesin e racës njerëzore

Andy Serkis kthehet si lider rebel Caesar, i cili ballafaqohet me kërcënimin për vendin e tij dhe sfidën e re njerëzore, që vjen nga Woody Harrelson në ribërjen e tretë të "Fox", filmit të zhanrit fantastiko-shkencor.

Humbja personale

for the Planet of the Apes" do t'i japë "Fox"-it shumë për të mposhtur gjoksin e tij para Ngritjes. Paqësorit Caesar i duhet të ballafaqohet me urryesin e racës njerëzore Koba (Toby Kebbell). Nuk do të marrë shumë kohë për adhuruesit për pjesët e para, që të joshen përsëri në luftën që Matt Reeves sjell të gjelbrat e errëta të majmunëve. Me Caesarin, që vuan nga një humbje personale, udhëtimi fillon, ku ai ballafaqohet me ndërgjegjen e tij për të kërkuar hakmarrje ndaj njerëzve për atë që i kishin bërë atij. 

Gjuha e kafshëve 

Midis yjeve të tjera, është ish-majmunia argëtuese nga kopshti zoologjik Bad Ape (Steve Zahn), shefi me dorë të djathtë Rocket (Terry Notary), Maurice orangutani (Karin Konoval) dhe Nova e vogël (Amiah Miller), një vajzë e ëmbël bionde, që duket thuajse porsa ka dalë nga një përrallë. Marrë parasysh se Caesar, majmuni i parë i "njerëzuar", është midis atyre që mund të flasë, filmi në masë të madhe përbëhet nga titrat dhe shenjat e gjuhës së përdorur nga shumica e kafshëve për të komunikuar midis vetes, sikurse që ishte edhe në filmin para këtij. Filmi, në shumicën e skenave, është xhiruar në Alberta dhe Kolumbinë Britanike. 

SKEDA

Kompania e produksionit: "Chernin Entertainment" Distributor: "Fox" Rolet: Andy Serkis, Woody Harrelson, Steve Zahn, Toby Kebbell, Gabriel Chavarria, Karen Konoval, Terry Notary, Michael Adamthwaite, Ty Olsson, Dervy Dalton, Sara Canning, Aleks Paunovic, Amiah Miller Regjia: Matt Reeves Skenaristë: Mark Bombeck, Matt Reeves, based on characters created by Rick Jaffa, Amanda Silver Producentë: Peter Chernin, Dylan Clark, Rick Jaffa, Amanda Silver Fotografia: Michael Seresin Kostumet: Melissa Bruning Muzika: Michael Giacchino Kohëzgjatja: 140 minuta.

(Kosova Sot)