Këto janë gjërat, që pakkush i di për Leonardo DiCaprio-n

  • 19 July 2017 - 09:18
Këto janë gjërat, që pakkush i di për Leonardo DiCaprio-n

Leonardo DiCaprio flet rrjedhshëm gjermanishten dhe ka rrënjë gjermane

Në ngjarjen e madhe të filmit amerikan, aktori Leonardo DiCaprio përfundimisht e ka marrë me vete një 'Oskar'! Për të parën herë ai ishte nominuar në vitin 1993 për rolin e tij në filmin "What's Eating Gilbert Grape". Që nga nominimi i tij i parë, Leonardo pesë herë ishte shfaqur për çmime në këto 21 vitet e fundit, dhe kurrë nuk kishte fituar deri te filmi "Revenant", që ia kishte siguruar çmimin. Aktori tash e një kohë të gjatë është në skenë dhe e njohim mirë falë intervistave të shumta, por janë disa gjëra që kanë mbetur sekrete për jetën e tij, sekrete që tanimë do t'i bëjmë publike për juve

I ka mbijetuar sulmit të peshkaqenit dhe mos-hapjes së parashutës

Mos u mashtroni duke menduar se kjo ishte vetëm një aventurë e Leonardo DiCaprio. Në fakt, ai është përballur me disa përvoja, që ia kanë kërcënuar seriozisht jetën që secilit skenar filmi do t'i jepnin adrenalinë. Derisa po filmonte 'Blood Diamond' në Afrikën Jugore në vitin 2006, Leo kishte bërë pak pushim për t'u futur në ujë për të shikuar një ekspeditë të peshkaqenëve. Dukej i sigurt në kafaz, por disi ngeci dhe gjërat nga keq u bënë të tmerrshme: "Një tunë kishte mbetur në kafazin e tij dhe peshkaqeni e kishte sulmuar". Sikur kjo të mos mjaftonte, derisa ishte lëshuar nga aeroplani, parashuta e tij nuk ishte hapur. Për fat të yllit, instruktori i tij ishte në gjendje të hapë parashutën e dytë dhe kishte bërë një aterrim të sigurt në tokë.

Nuk ka qenë kurrë pjesë e filmave me vazhdime

Regjisorët dhe producentët janë përpjekur ta kenë Leonardo DiCaprio-n në filmat e tyre, por nëse dëshironi të bashkëpunoni më shumë se një herë me të, atëherë kokën duhet ta keni plot me ide. Përse është kjo? Epo, sepse nëse Leo shfaqet në një film, nuk do të shfaqet në pjesë të dytë. Në fakt, ai është aktori me fitimet më të mëdha që kurrë nuk ka marrë pjesë në një film me vazhdime.

Ai ka paguar mjekimin e të mbijetuarës së fundit të 'Titanic'-ut

Pas thyerjes së sukseseve të filmit "Titanic", yjet e filmit Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, e po ashtu edhe regjisori James Cameron ishin kontaktuar nga një organizatë bamirësie, duke kërkuar ndihmë për një grua me emrin Millvina Dean. Millvina, nga Nju Forest, Hempshir, ishte vetëm nëntë javësh kur anija ishte fundosur me 1,500 jetë në prill të vitit 1912. Tani ajo ka nevojë për një pagesë prej 3 mijë funte për kujdesin ndaj saj. Menjëherë, këta të tre kanë dhuruar hiç më pak se 30 mijë dollarë. 

Ka refuzuar rolin në "American Psycho" Christian

Bale me gjasë na tmerron në rolin kryesor në filmin "American Psycho", por duhet qenë të vetëdijshëm se roli në fillim ishte bërë për Leonardo DiCaprio-n. Ishte kështu, por ylli e kishte refuzuar rolin, sepse shumica e adhuruesve të tij atëbotë ishin adoleshentë dhe kishte ndjerë se roli nuk ishte i duhuri, që mund t'ua ofronte adhuruesve të vet.

E flet rrjedhshëm gjermanishten

E ëma e Leonardo DiCaprio-s, Irmelin (Indenbirken) DiCaprio, kishte lindur në Gjermani dhe babai i tij ka rrënjë gjermane, që kishte ndikuar që edhe vetë Leo të flasë gjermanishten rrjedhshëm. Po pra, Leonardo DiCaprio flet rrjedhshëm gjermanishten. Ishte pushuar nga "Romper Room" Një tjetër punë e pasuksesshme në karrierën e hershme të Leonardo DiCaprio-s, erdhi në fillim të punës. Shumica prej nesh e kujtojnë programin e fëmijëve 'Romper Room', por jo me aq ngrohtësi Leo do ta shikonte tani. Përse do të ndodhte kështu?

Epo, ylli ishte shfaqur në program, kur ishte shumë i ri, por se ishte pushuar, sepse ishte shumë i parehatshëm. Kurrë nuk ka përdorur drogë Jeta e një yllit nga Hollivudi mund të jetë me shumë ngjarje, por Leonardo DiCaprio me gjasë qëndron larg shprehive të dëmshme. Ylli kurrë, asnjëherë, nuk ka përdorur drogë. Emrin e ka marrë nga një artist i madh Leonardo DiCaprio me gjasë është një nga emrat më të famshëm në Hollivud, por para se të bëhej i famshëm për botën, ai ishte vetëm një tjetër fëmijë që tentonte të bëhej i famshëm. Një këshillë për të arritur te fama ishte nga agjenti i tij i parë Lenny Williams, i cili i kishte sugjeruar emrin Leonardo DiCaprio, si "shumë etike". Leo do të mund të quhej edhe Leonardo Da Vinci, derisa nëna e tij ishte shtatzënë me të. 

(Kosova Sot)