Filmat tepër të shtrenjtë

  • 10 August 2017 - 17:18
Filmat tepër të shtrenjtë
Image

 

"CLEOPATRA" (1963)

Buxheti i raportuar: 31 milionë dollarë (248 milionë dollarë me para të sotme) Njëri ndër produksionet më të famshme të Hollivudit në histori, ky film epik përjetoi ndërrimin e regjisorit, rifilmimet, si dhe sëmundjen e aktorëve. Nëse buxheti i tij kthehet në para të sotme, atëherë ai mbetet njëri ndër filmat më të shtrenjtë, të bërë ndonjëherë. Paramendojeni shpenzimin e rreth 300 milionë dollarëve në një romancë historike që zgjatë 4 orë.

Image

 

"WATERWORLD" (1995)

Buxheti i raportuar: 172 milionë dollarë (276 milionë dollarë me para të tashme) Filmat e bërë kryesisht në ujë janë tepër të shtrenjtë dhe të prirë që ta teprojnë me buxhet. Shembulli më i ri i kësaj mund të jetë filmi "Waterworld", i cili ishte filmi më i shtrenjtë i bërë deri atëherë. Në rolin kryesor shohim aktorin Kevin Costner në një të ardhme post apokaliptike. Ky film pati një sukses të mirë në kinema, por duke pasur parasysh koston e tij, ishte thuajse e pamundur që ai të sillte fitime. Duket se "Universal" e kishte mbivlerësuar interesimin e amerikanëve për ta parë Kevin Costnerin të bërë qull.

Image

 

"JUPITER ASCENDING" (2015)

Buxheti i raportuar: 176 milionë dollarë Vëllezërit Wachowski janë të njohur për shndërrimin e skenarëve të panjohur të fantazisë shkencore në filma që bëhen mega hite. Por, ata tanimë kanë bërë disa filma tepër të shtrenjtë ('Speed Racer' dhe 'Cloud Atlas') para se filmi 'Jupiter Ascending' të fillonte të shfaqej në kinema. "Warner Bros.", në fakt, ua dha vëllezërve gati 200 milionë dollarë për këtë film rreth njerëzve-ujqër të hapësirës.

Image

 

 

"TITANIC" (1997)

Buxheti i raportuar: 200 milionë dollarë Të rinjtë të cilët e njohin filmin "Titanic" vetëm si një film ikonë të viteve të '90-ta, mund të befasohen pasi që të mësojnë se filmi ishte përqeshur përgjatë tërë produksionit të tij, i cili ishte shtyrë meqë buxheti kishte arritur vlera atëherë rekorde, prej 200 milionë dollarësh. Nuk kishte gjasa që një film i tillë katastrofë, me një përfundim të parashikueshëm, me dy aktorë kryesorë relativisht pak të njohur, t'i fitonte paratë e shpenzuara, apo jo? Jo, ai fitoi shumë më shumë.

Image

 

"AVATAR" (2009)

Buxheti i raportuar: 237 milionë dollarë Ndonjëherë filmat që kanë kushtuar tmerrësisht shumë për t'u bërë, kanë sukses. Në këtë drejtim ndihmon nëse emri i regjisorit të filmit është James Cameron. "Avatar" u bë filmi më i madh në histori, duke ia tejkaluar filmit tjetër të Cameronit, "Titanic". Në të ardhmen pritet që të bëhen edhe katër filma të kësaj franshize.

Image

 

 

"JOHN CARTER" (2012)

Buxheti i raportuar: 260 milionë dollarë Romani i shkrimtarit Edgar Rice Burroughs u bë bazë për një frymëzim i cili zgjati me dekada të tëra të kulturës popullore, duke përfshirë edhe filmin origjinal "Star Wars". Por, "Disney" ishte aq i shqetësuar rreth perspektivave të këtij filmi për të fituar para, saqë zyrtarët e kësaj kompanie hoqën shtesën "Of Mars" (nga Marsi) nga titulli i këtij filmi, si tentim për t'i bërë femrat të shkonin për ta parë këtë film. Ky tentim dështoi, por na mbeti përgjithmonë Taylor Kitsch me ata pantallona të veçantë të hapësirës.

(Kosova Sot)