Rrëfimi për djalin që ia shkon të atit për talent

  • 12 September 2017 - 20:18
Rrëfimi për djalin që ia shkon të atit për talent

KRITIKË E FILMIT "BRAD'S STATUS"

Burimi kryesor i shqetësimit të Bradit, ka të bëjë me faktin se kolegët e tij tanimë janë të pasur
Ben Stiller paraqitet në rolin kryesor, si një baba anksioz, duke shoqëruar të birin e tij të talentuar 17-vjeçar në një turne kolegji në Nju-Inglend

Skenaristi-regjisori, Mike White, është specializuar për skenarë argëtues (skenarët e tij për 'The School of Rock' dhe 'The Emoji Movie'), por specializim i tij është nën zhanri: komedia sikletit. Debutimi i tij prapa kamerave, me filmin "Year of the Dog", si dhe seria e tij e madhe, "Enlightened", si dhe tre filma të cilët i shkroi: "Chuck & Buck", "The Good Girl" dhe "Beatriz at Dinner", paraqesin njerëz në kërkim të domethënies. Puna e tij është plot me elemente të satirës, por ajo që e dallon atë nga një Todd Solondz, për shembull, është afekti i tij për protagonistët në telashe - dhe, edhe më shumë, interesimi i tij në jetën e tyre të brendshme. Këto kualitete kryesojnë dhe përcaktojnë filmin më të ri të White'it, "Brad's Status", duke ofruar rrëfimin rreth ankthit të një mesoburri. Me aktorin Ben Stiller në rolin kryesor, si një banor i periferisë së Sakramentos, në një turne kolegji në Nju Inglend me djalin e tij të talentuar 17-vjeçar, ky film është më pak idiosinkratik sesa shumë nga përpjekjet e mëparshme të këtij regjisori, duke filluar nga toni ingranues e deri te rrëfimi i gjerë midis babait dhe djalit, e deri te ekipi kulmor i aktorëve. Ky film është tinëzar dhe perceptim, duke tejkaluar vështirësitë që i dalin në rrugë. Përkundër të gjithave, mund të themi se filmi "Brad's Status" përjetohet si një konfirmim shtesë i veçantisë së regjisorit White, në ekranin e komedive amerikane. Ai është vazhdimisht eksperimental. 

Metamorfoza e papritur

Brad (Stiller) ka një pozitë menaxheri në një OJQ, ka një grua të bukur e të mençur, Melanie (Jenna Fischer) dhe një djalë, Troy (Austin Abrams), i cili është në përfundim të shkollës së mesme dhe duket i përshtatshëm për t'u kyçur në "Ivy League", falë talentit të tij të madh muzikor. Përkundër fatit të mirë, Brad është i shqetësuar rreth të së ardhmes dhe i dëmtuar nga ndjenja e mos të qenit adekuat. Në skenën fillestare, ai zgjon Melanien në mes të natës, duke u ankuar për para. "Ne nuk jemi të varfër, Brad", thotë ajo, duke u kthyer në anën tjetër. Ky është një ngushëllim i vogël për Brad-in, i cili duket të jetë në një krizë ekzistenciale të llojit të vet. Ai pritet që ta dërgojë Troyn për ta vizituar Harvardin dhe fakti që i biri duhet të largohet nga shtëpia, e ka prekur atë mjaft. Ai sikur nuk mund të pajtohet me këtë metamorfozë të papritur, nga djali në burrë. Por, sikur që mësojmë më vonë, burimi kryesor i shqetësimit të Brad-it, ka të bëjë me faktin se kolegët e tij tanimë janë të pasur, të paktën gjykuar nga postimet e tyre në rrjetet sociale. Craig (Michael Sheen) është një autor bestseller, që shihet shpesh në TV, Jason (Luke Wilson), ka një jetë për shtatë palë qejfe - gruan, fëmijët, avionin privat, Nick (rol që luhet nga White) është një regjisor i suksesshëm i cili sapo është martuar me të dashurin, por nuk e fton Brad-in, dhe superylli i teknologjisë Billy (Jemaine Clement) është aq i pasur, sa që pas pensionimit shkon në Maui, ku jeton me dy bukuroshe. 

Djali i talentuar

Në fillim duket sikur filmi "Brad's Status" do të jetë vetëm edhe një komedi e formulës së njohur të Ben Stillerit, në të cilën personazhi i saj përjeton shumë probleme. Derisa gjendet me Troy-n në aeroport për të fluturuar për Boston, Brad largohet nga "linja e prioritetit", meqë ka një kartë të argjendtë, e jo të artë të fluturimeve të shpeshta. Pasi që arrijnë në Harvard, ata marrin vesh se intervista e Troy-it ishte anuluar, për shkak të një mosmarrëveshjeje me datat. Filmi "Brad's Status" flet rreth një njeriu i cili, në vend se të dorëzohet, i lufton pasiguritë e tij narcistike. Për Brad-in, kjo nënkupton pajtimin me faktin se djali i tij ndoshta ishte më i talentuar sesa ai. Një moment kthese ndodh, kur babai dhe djali takohen me Ananya (Shazi Raja), një shoqe të Troy-it nga shkolla e mesme, e cila tani është studente në Harvard dhe pjesëtare e orkestrës, në të cilën ai dëshiron të hyjë. E mençur dhe me një vetëkontroll që të frikëson, Ananya është aty për t'i ndihmuar Troy-it që të përshtatet, por më pas fillon që ta sfidojë atë në fushën e racës dhe gjinisë. Filmi "Brad's Status" është aq i mirë, sa që të na bëjë të dëshironim sikur të ishte edhe më i mirë, më i mprehtë dhe më i theksuar. 

(Kosova Sot)