Rrëfimi për udhëheqësen E LOJËS SË POKERIT

  • 18 September 2017 - 16:54
Rrëfimi për udhëheqësen E LOJËS SË POKERIT

KRITIKË E FILMIT 'MOLLY'S GAME'

Molly Bloom është një grua e frikshme dhe e mprehtë, që dështon në karrierën e saj si pjesëtare e ekipit amerikan të skijimit, e cila si pasojë e një lëndimi dhe braktisje të shkollës së drejtësisë, e pushton Los Anxhelosin dhe shumë shpejt e drejton një nga lojërat më të mahnitshme të pokerit në qytet

Personazhin e Molly Bloom-it e sjell aktorja Jessica Chastain

Jessica Chastain sjell personazhin si Molly Bloom, që udhëheq lojën më ekskluzive të pokerit, në filmin në të cilin si regjisor debuton Aaron Sorkin. Pavarësisht meritës së saj të konsiderueshme si një histori e veçantë, është bast i mirë se Loja e Molly-t sjell më shumë narracion zëri sesa secili personazh i bërë në Hollivud, që mund të thuhet se praktikisht është dokumentuar nga secili kënd.

Tregim i dendur dhe i komplikuar

Për fat të mirë, fjalët janë shkruar nga regjisori elokuent Aaron Sorkin dhe janë shprehur me shkathtësi dhe shpejtësi nga aktorja Jessica Chastain si mënyra e shprehjes, në po aq detaje sa lejon filmi, tregimin e dendur dhe të komplikuar të udhëheqëses së lojës së pokerit, që është edhe nënë, e emrin e ka Molly Bloom. Në debutimin e tij si një regjisor, Sorkin ju argëton dhe ju bënë kureshtarë për të absorbuar secilin detaj në këtë tregim të egër, që ofron një kastë të madhe me aktorë për ta treguar. Me sa duket, regjisori Sorkin e ka bërë një lloj specialiteti mënyrën e tij për të treguar tregime të dendura dhe të komplikuara për figurën e jetës reale - "Moneyball", me të gjitha kualifikimet si "Social Network" dhe "Steve Jobs" - dhe këtu për të parën herë ai sjell një heroinë femër, nëse kjo është: Molly Bloom, një grua të frikshme dhe të mprehtë, që dështon në karrierën e saj si pjesëtare e ekipit amerikan të skijimit, e cila si pasojë e një lëndimi dhe braktisje të shkollës së drejtësisë, e pushton Los Anxhelosin dhe shumë shpejt e drejton një nga lojërat më të mahnitshme të pokerit në qytet. 

"Unë nuk i besoj askujt"

Molly është e fortë si ashti - e bija e babait të fortë (Kevin Costner, në formë të fortë). Edhe pse ajo është një femër në një biznes shumë të vështirë, duket fare mirë se Molly e di se çfarë po bën dhe askush nuk mundet t'ia hedhë. Dy nga fjalitë e saj më të shpeshta që i kujton janë, "Unë nuk i besoj askujt" dhe "Unë nuk kam ndonjë hero" që do të thotë se ajo nuk ka iluzione rreth veprimeve e mira të dikujt. Ajo luan të mbetet gjallë dhe, atë e bën në tavolinë. Lojërat nga jeta e vërtetë e Molly-t ishin populluar nga disa prej anëtarëve më të famshëm të elitës së Hollivudit, por shumica e emrave të tyre ajo i mban të fshehtë në një fletore dhe filmi e përcjell atë suitë. Për më shumë, e keni idenë se, ka shumë kënaqësi të madhe për t'i shikuar këto personazhe të aktrojnë si të këqij dhe humbës, derisa nikoqiri i tyre i mban afër nën vëzhgim. E gjithë kjo lojë e tyre zgjat hiç më pak se tetë vjet rresht, deri në momentin kur depërton FBI-ja dhe prish gjithçka. Megjithëse disa nga lojtarët e saj njihen dhe 31 prej tyre kishin qenë të arrestuar, Molly nuk ishte ajo që i kishte identifikuar ata. Ajo merr këshilla nga avokati shumë i mençur Charlie Jaffey (Idris Elba), i cili mendon dhe kujdeset që ta mbrojë atë sa më mirë në rrethanat e paraqitura, megjithëse sa shumë skena bixhozi, Sorkin kurrë nuk ka tentuar që të ndërtojë një lojë të veçantë si ajo e klasikut "Bay of Angels", "The Cincinnati Kid", "California Split" dhe shumë të tjerë. I gjithë fokusi mbetet te Molly, çështja është se ai ajo posedon gjithë ato shkathtësi me duar, që mundet t'i ketë vetëm një mashkull rreth tavolinës. Dhe, përkundër se është femër, ajo kurrë nuk tregon ndjenja më ndryshe karshi asnjërit nga lojtarët. 

Hebrenjtë e pasur nga Rusia

Në gjysmë të ngjarjes, tregimi zhvendoset në Nju- Jork. Kështu, e gatshme për t'u kthyer në lojë, Molly ka vendosur që si lojtarët e saj të rinj të jenë hebrenjtë e pasur nga Rusia dhe pjesëtarët e mafisë. Përderisa FBI-ja shpërndan gjithçka, Elba e bën një ndër fjalimet më të famshme që ia ka dhënë regjisori. 

(Kosova Sot)