Peripecitë e gruas që shkon në Gjykatë

  • 21 September 2017 - 17:46
Peripecitë e gruas që shkon në Gjykatë

Çka janë "55 Steps" (55 hapat)? Ndoshta ndonjë organizatë spiunësh? Jo, 55 është numri i hapave që duhet t'i bëjë gruaja nga San Francisko, Eleanor Riese (Helena Bonham Carter) për të shkuar ditën e parë në gjykatë. Ajo i numëron hapat me qëllim që ta qetësonte vetveten. Eleanor është paditësja kryesore në një rast gjyqësor në Kaliforni, i cili ka për qëllim që t'ua ofrojë mundësinë pacientëve mendorë, që përjetojnë një krizë të shkurtër, që ta refuzojnë terapinë me antipsikotikë dhe, kjo ngjarje është bazuar në ngjarje nga jeta reale.

Miqësia në dukje e pamundur

Vendimi origjinal, në të mirë të Eleanorës, ishte marrë në dhjetor të vitit 1987, derisa më pas Gjykata Supreme e shtetit kishte refuzuar që ta rishqyrtonte këtë rast. Tani kjo temë është bërë bosht i ngjarjes së dramës të regjisorit Bille August dhe skenaristit Mark Bruce Rosin. Në fakt, filmi "55 Steps" flet më shumë rreth miqësisë në dukje të pamundur, midis katolikes Eleanor dhe avokates së saj Colette Hughes (Hilary Swank), një ish-infermiereje, e cila është më e interesuar për klientët e saj, sesa për jetën e saj gjithnjë e më problematike me të dashurin Robert (Johan Heldenbergh).

Ka shumë filma që kanë trajtuar temën e sëmundjeve mendore

Çka mund të themi për performancën e aktores Bonham Carter? Ajo duket se sjell një aktrim i cili qëndron midis filmave "Corpse Bride" dhe "I Am Sam". Aktorja nuk ka dyshim se vishet, flet dhe lëvizë sikur ende të ishte në ndonjërin prej filmave të ish-partnerit të saj profesional dhe romantik, Tim Burton. Ka shumë filma që kanë trajtuar temën e sëmundjeve mendore, prandaj filmi "55 Steps" nuk paraqet ndonjë befasi të mirë. Rolet në këtë film i luajnë: Helena Bonham Carter, Hilary Swank, Jeffrey Tambor, Johan Heldenbergh, Cynthia Hoppenfeld, derisa regjinë e ka bërë Bille August.

(Kosova Sot)