< Fakte interesante që nuk i keni ditur për Sylvester Stallone-n - Kulturë - Kosova Sot
Fakte interesante qė nuk i keni ditur pėr Sylvester Stallone-n

Fakte interesante qė nuk i keni ditur pėr Sylvester Stallone-n

Sylvester Gardenzio Stallone, emërtuar sipas gjyshit të tij, ka lindur më 6 korrik 1946 në Nju- Jork dhe ka nofkën Sly Stallone. Prindërit e tij - Frank Stallone, Sr. (Francesco Stallone) dhe Jacqueline "Jackie" Stallone, janë martuar më 1945 dhe kanë jetuar bashkë për 12 vjet, kanë dy fëmijë - Sylvester dhe Frank. I ati i tij, Frank Stallone Sr ishte një stilist i flokut italianamerikan, që kishte një zinxhir me sallone. E ëma e tij, Jackie Stallone është një astrologe amerikane, ish - valltare dhe promovuese e mundjes së femrave. Sly ka thënë me një rast se interesimi i tij për aktrim erdhi nga tentimet e tij për t'u larguar nga të huajt që dëshironin të kujdeseshin për të. Gjatë fëmijërisë së tij, ai gjithmonë kishte dashur të jetë hero, madje nën uniformën e shkollës gjithmonë kishte veshur një kostum prej superheroit. Kishte ndjekur "Notre Dame Academy" dhe "Lincoln High School" në Filadelfia.

Kishte vite me trauma si adoleshent

Prindërit e tij e nënshkruan shkurorëzimin në vitin 1957, kur Sylvester ishte vetëm nëntë vjeç. Kishte qëndruar disa vjet me të atin. Kishte vite plot me trauma si adoleshent, ishte përjashtuar nga 14 shkolla për shkak të sjelljes së tij jo të mirë. Kishte shkuar të jetonte me nënën e tij dhe bashkëshortin e saj të ri. Kur ishte 15 vjeç ishte regjistruar në 'Devereaux High School". Kishte filluar me ngritje të peshave, duke ushtruar futboll. Sylvester kishte fituar një bursë sportive për "American College of Switzerland", ku kishte punuar edhe si trajner i atletikës për vajza, derisa edhe ishte në studime. Gjatë kohës së lirë, kishte marrë pjesë në "Death of a Salesman", që ishte inspirim për të për ta ndjekur aktrimin. Më vonë, ai kishte studiuar dramën në Universitetin e Majamit. Ishte bartur në Nju- Jork në vitin 1969, derisa kishte bërë punë të ndryshme. Kishte marrë pjesë edhe në filmin erotik "Score" - 23 performanca te "Martinique Theatre" nga 28 tetori deri më 15 nëntor 1971. Më pas kjo ishte shndërruar në film nga Radley Metzger.

Ishte i dashuruar me aktoren nga Pensilvania

 Sasha Czack Ishte shfaqur në filmin me titull "No Place to Hide" në vitin 1970, me nofkën "Rebel" që më pas ishte shpallur edhe si yll. Ishin edhe disa role tjera minore përfshirë trilerin "Klute" (1971), komedinë "Bananas" (1971), filmin e Jack Lemmon me titull "The Prisoner of Second Avenue" (1975). Ai ishte i dashuruar me aktoren nga Pensilvania Sasha Czack me të cilën ishte martuar më 28 dhjetor1974. Çifti ishte bartur në Kaliforni për të ndërtuar karrierën e tyre. Aktori Sylvester Stallone dhe bashkëshortja e tij Sasha Czack ishin shfaqur te 'Ghostbusters', premierën e kishte më 7 qershor 1984. Në vitin 1976, Sly gjeti famën për rolin te "Rocky" - me skenarin e Sylvester Stallone-s dhe regjinë e John G. Avildsen-it. Filmi ishte xhiruar për 28 ditë dhe kishte fituar hiç më pak se 225 milionë dollarë. Ishte filmi me fitimet më të shumta të kohës dhe kishte fituar tre Oskarë, për "Best Picture", "Best Director" dhe "Best Film Editing". Thuhet se Sly kishte parë meçin e boksit Muhammad Ali-Chuck Wepner më 24 mars 1975, dhe gjithë frymëzimin e kishte gjetur aty. Iu deshën vetëm tre ditë për ta bërë skriptin. Buxheti i filmit ishte vetëm 1 milion, madje edhe disa pjesë- tarë të familjes së tij kishin pasur disa role të vogla, përfshirë të atin e tij Frank Stallone Sr, i cili i bie ziles për rundet, i vëllai Frank Stallone aktron këngëtarin që këndon në qoshe dhe gruaja e tij e parë Sasha Czack ishte fotografe. Sylvester ka një vëlla më të ri se ai Frank Stallone - aktor po ashtu, këngëtar/kitarist dhe tekstshkrues, i famshëm për këngën "Far from Over" që ishte bërë në vitin 1983 për filmin "Staying Alive". Para se ta bënte filmin "Rocky" iu desh ta shiste qenin për 50 dollarë. Por, pas vetëm një jave, e kishte blerë për 3.000 dollarë. "Rocky" ishte dominuar për "10 Academy Awards", përfshirë edhe "Best Actor". Sly dhe Sasha kishin dy fëmijë - Sage Moonblood, lindur më 5 maj 1976 dhe Seargeoh Stallone, që vuan nga autizmi.

(Kosova Sot)

16 orë e 56 minuta më parë