< Filmat e mrekullueshëm të vitit 2017, që nuk do të nominohen për Oskar - Kulturë - Kosova Sot
Filmat e mrekullueshėm tė vitit 2017, qė nuk do tė nominohen pėr Oskar

Filmat e mrekullueshėm tė vitit 2017, qė nuk do tė nominohen pėr Oskar

Image

 

"Wind River"

Pasi që kishte shkruar disa skenarë të shkëlqyeshëm, Taylor Sheridan bëri debutimin e tij regjisorial këtë vit me filmin "Wind River". Ky film ishte një hit i vërtetë në Festivalin e filmit "Sundance", por më pas ky film nuk bëri ndonjë bujë të madhe në botë. As tani, kur ka ardhur sezoni i shpërblimeve, për këtë film thuajse nuk flitet fare. Është e vërtetë se këtë vit ka një konkurrencë të fortë, me filmat si "Dunkirk" dhe "Lady Bird", por kjo nuk e shpjegon heshtjen totale rreth "Wind River"-it. Sido që të jetë, falë dy aktorëve në rolet kryesore, një kinematografie mahnitëse dhe një skenari të mprehtë, filmi "Wind River" është njëri ndër trilerët më të mirë të vitit 2017. Sheridan di si ta rrisë tensionin dhe, në këtë aspekt filmi edhe shkëlqen. Është një film që ia vlen të shikohet.

Image

 

"Columbus"

Filmi "Columbus" sikur erdhi nga askund dhe rrëzoi përtokë kritikët. Kjo dramë me buxhet të vogël është njëri ndër filmat më të mirë të këtij viti. Skenari i tij është hipnotik, performancat janë të shkëlqyera dhe temat janë gjithmonë të freskëta. Me fjalë të tjera, kritikët kanë tërësisht të drejtë, kjo është njëri ndër të arriturat më të mëdha të vitit 2017. Duke ditur këtë, do të thoshit se ky film meriton që të ketë gjasa serioze për të fituar ndonjë Oskar, apo ndonjë nominim, të paktën. Por, pengesa më e madhe në këtë drejtim, është shfaqja shumë e limituar e këtij filmi. Ai fitoi më pak se 1 milion dollarë në "Box Office", u shfaq vetëm në 63 kinema dhe pati më pak se 100 kritika në "Rotten Tomatoes". Në aspektin historik, është e qartë se filmi "Columbus" nuk ka gjasa për Oskar, as për nominim. Me një audiencë kaq të kufizuar, nuk ka dyshim se filmat më të mëdhenj do ta lënë atë nën hije.

Image

 

"Good Time"

 Vëllezërit Safdie vazhdojnë që të bëhen gjithnjë e më të famshëm, pas çdo filmi që lëshojnë. Pasi që filmi "Heaven Knows What" bëri bujë në vitin 2015, ky duet regjisorial doli me një të arritur edhe më të madhe me lëshimin e filmit "Good Time". "Një e arritur më e madhe" nuk nënkupton lëshimin e ndonjë filmi "blockbuster". Ata shtuan ca emra të mëdhenj dhe e frynë buxhetin, por ky film ende mbetet i vogël, thënë relativisht. Lëshimi i profilit të ulët dhe fitimet e vogla në "box office" bëjnë që ky film të mos kapet nga radari i Oskarëve. "Good Time" nuk është filmi më i çuditshëm që ka dalë sivjet, por aspekti vizual dhe i tonit ia vlejnë që të përmenden. Sasia e tepërt e dhunës nuk i bën shërbim këtij filmi. Përkundër kësaj, ajo që ofron ky film është një kohë e kaluar mirë.

Image

 

 "A Ghost Story"

Oskari rrallë ndahet për filmat eksperimentalë, apo artistikë të mirëfilltë. Është e vërtetë se "The Tree of Life" ia doli që të tejkalonte pritjet, por kjo thyerje e rregullit vetëm sa e konfirmon atë edhe më shumë. Averzioni i votuesve të Oskarit ndaj çdo gjëje jokonvencionale është mu shkaku pse filmi "A Ghost Story" nuk do t'ia dalë që ta marrë ndonjë nominim, e lëre më çmimin Oskar. Në shikim të parë, filmi "A Ghost Story" duket tepër i thjeshtë, për të mirën e tij. Ka një ngjarje tepër të ngadalshme meqë nuk ka ndonjë zhvillim të vërtetë, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Vizitorët e rëndomtë të kinemasë nuk do të mund ta shikojnë këtë film përtej gjysmës së tij të parë, për të njëjtin shkak. Rooney Maras nuk i teren sytë nga lotët, derisa Casey Affleck mban një çarçaf mbi kokë dhe, çka? Ky film ka pak trike në mëngë. Në vend që të jetë një film i shpërblimeve, "A Ghost Story" më shumë ka të ngjarë që të jetojë si një kult klasik.

Image

 

"Okja"

 Bong Joon-ho mund të ketë bërë lëvizjen e duhur duke bërë film në gjuhën angleze, por kjo nuk d.m.th. se ky film do të ketë shitje. Filmat e tij më të ri kanë aq stil dhe komedi të zezë, sikur edhe më parë. Pasi që "Snowpiercer" doli të ishte njëri ndër filmat më të mirë "sci-fi" të dekadës, ky regjisor edhe një herë doli para nesh me një film që ofron një përvojë tërësisht unike dhe të kënaqshme. "Okja" nuk ngjan me asnjë film tjetër, që mund ta keni parë. Ky film është unik, meqë sa është qesharak, është edhe prekës. Duke marrë parasysh kualitetin e tij të përgjithshëm, është gjynah që filmi "Okja" nuk ka gjasa për Oskar. Sa për fillim, filmat e "Netflix"-it ende nuk janë treguar të suksesshëm sa iu përket shpërblimeve. Por, ajo që ka rëndësi më shumë, ky është një film tepër i çuditshëm për votuesit e shpërblimeve Oskar. Oskari rëndom lejon vetëm filmat e disa zhanreve që të nominohen për shpërblime kryesore.

Image

 

 "Megan Leavey"

"Megan Leavey" nuk është film i llojit që nuk e keni parë ndonjëherë, por ekipi i filmbërësve dhe aktorëve kanë bërë përpjekje të madhe në këtë film të vogël. Si rezultat i kësaj, kemi një film me shumë anë pozitive, përkundër pak të metave. Këto të meta, bashkë me lëshimin në verë, bëjnë që ky film të mos bjerë në vëmendje të Oskarit. Filmi "Megan Leavey" është më i mirë sesa që të konsiderohet një film 'tanimë i parë'. Edhe aktorët në rolet mbështetëse janë të fortë, qeni është i këndshëm, dhe storja e bazuar në ngjarje të vërtetë është një faktor tjetër që ndikon që ky film të shkëlqejë më shumë sesa që do të mund të pritej. Përkundër kësaj, "Megan Leavey" tanimë është duke u lënë nën hije nga filmat më të mëdhenj.

(Kosova Sot)

17 orë e 13 minuta më parë