Jeta tragjike e aktorit Keanu Reeves

  • 17 October 2017 - 16:34
Jeta tragjike e aktorit Keanu Reeves

DIKUR ISHTE NDËR AKTORËT MË TË KËRKUAR TË HOLLIVUDIT

Tragjeditë sikur nuk kishin të ndalur për Reevesin. Në vitin 2007, derisa ishte duke vozitur makinën e tij "Porsche", Reeves goditi një fotograf në Los Anxheles. Erdhi ndihma e shpejtë dhe e dërguan atë në spital. Në vitin 2008 Reeves mori vesh se fotografi e kishte paditur për lëndime serioze

Edhe pse trupi i tij mund të ndiejë efektet e plakjes, zemra e tij ende dëshiron një familje

Aktori Keanu Reeves filloi karrierën e tij në fund të viteve 1980, e më pas filloi që të paraqitej në filma të mëdhenj, kah fundi i viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000. Por, përgjatë tërë jetës së tij, ai pati ngjarje tragjike. Jo vetëm që humbi shokun e tij më të mirë, aktorin River Phoenix, jo vetëm që fëmija i lindi i vdekur e dashura i vdiq pak kohë më pas, por ai po ashtu është akuzuar disa herë dhe karriera e tij ka rënë në nivelet më të ulëta. Ja disa prej ngjarjeve më tragjike nga jeta e tij.
Fëmijëria e tij ishte e vështirë

Reeves tregon se si i ati i tij kishte braktisur familjen derisa ai ishte shumë i vogël. Më pas, e ëma e tij u martua disa herë, duke i marrë fëmijët me vete andej-këndej. Reeves thotë se, për këtë shkak, ndihet sikur ka diçka cigane, bredhacake, në gjakun e tij. Ai thotë se vetëm kur kishte mbushur të dyzetat, ishte bërë me shtëpi. 

Shoku i tij i ngushtë, River Phoenix, vdiq nga mbidoza me drogë

Reeves nuk jep shumë intervista, por kur i jepet mundësia që të flasë rreth mikut të tij të ndjerë, River Phoenix, ai do t'i thotë ca fjalë të mira, por rrallëherë më shumë. Merret vesh se dy aktorët kishin krijuar miqësi të ngushtë gjatë bërjes së filmit "My Own Private Idaho". Phoenix kishte vetëm 23 vjet kur vdiq.

Mbeti pa të dashurën dhe pa fëmijën

Në fund të viteve 1990 dukej se gjithçka ishte duke shkuar si mos më mirë për Reevesin. Ai takoi femrën me emrin Jennifer Syme dhe, në vitin 2000, ai priste fëmijën e tij të parë me të. Por, për fat të keq, vajza e tij vdiq ende pa lindur, edhe pse ia kishin vënë edhe emrin, Ava. Në vitin 2001 vdiq edhe Syme në një aksident trafiku. 

Ishte paditur nga paparacët 

Tragjeditë sikur nuk kishin të ndalur për Reevesin. Në vitin 2007, derisa ishte duke vozitur makinën e tij "Porsche", Reeves goditi një fotograf në Los Anxheles. Erdhi ndihma e shpejtë dhe e dërguan atë në spital. Në vitin 2008 Reeves mori vesh se fotografi e kishte paditur për lëndime serioze, duke i kërkuar një dëmshpërblim prej rreth 700,000 dollarësh. Edhe pse niveli i parë e dënoi Reevesin me pagesa të të gjitha shpenzimeve mjekësore dhe rrogave të humbura të fotografit, gjykata e nivelit tjetër e liroi Reevesin nga çdo përgjegjësi. 

Nuk merr më oferta rolesh nga studiot filmike

Në vitin 2014, pasi që me vite kishte bërë filma të pavarur dhe me buxhet jo aq të madh, Reeves kuptoi se nuk ishte më aq i dëshiruar në Hollivud. 

Është ballafaquar me një padi të atësisë

Në vitin 2009, aktori i filmit hit "Matrix" ishte akuzuar se kishte bërë katër fëmijë me një grua të quajtur Karen Sala. Sala thoshte se aktori e kishte hipnotizuar dhe i ishte prezantuar sikur ish-burri i saj, me qëllim që ta linte shtatzënë. Ajo kërkonte 3 milionë dollarë në muaj, për jetën e saj, si dhe 150,000 dollarë në muaj për fëmijët. Por, analizat e ADN-së treguan se Reeves nuk kishte kurrfarë lidhje me fëmijët e kësaj gruaje. 

Është shumë introvert 

Reeves kurrë nuk ka qenë sikur shumica e kolegëve të tij në Hollivud. Ai është introvert dhe tenton që të bie në sy sa më pak që të jetë e mundur. Kur mori një yll në Shëtitoren e të famshmëve në Hollivud, ai ftoi vetëm pak miq të tij për këtë ceremoni. Kolegu i tij, aktori Shia LaBeouf, thotë se, përkundër asaj se ka punuar disa muaj me Reeves-in, në fakt nuk ka arritur ta njohë atë sa duhet. 

Është duke ndier moshën dhe është i gatshëm që të krijojë familje 

Ikja e rinisë nuk është përjetim i lehtë. Tani, kur ka 53 vjet, Reeves ka filluar të hetojë ndryshimet në trupin e tij. Duket se të gjitha ato vite me filma të aksionit, kanë filluar t'i shfaqin pasojat e veta. "Gjunjët e mi kanë filluar t'i ndjejnë pasojat. Ndryshe mendon për vdekjen kur ke 20 vjet, e ndryshe kur ke 50 vjet", ka deklaruar ai. Edhe pse trupi i tij mund të ndjejë efektet e plakjes, zemra e tij ende dëshiron atë që kurrë nuk arriti ta kishte: një familje. "Dua që të martohem, të kem fëmijë. Kjo sikur është në majë të malit. Së pari më duhet që të ngrihem në majë të malit. Do ta bëj këtë. Vetëm më jepni pak kohë". 

(Kosova Sot)

(Kosova Sot)