Historia e mosmarrëveshjes midis Taylor Swift dhe Katy Perry

  • 22 March 2018 - 17:44
Historia e mosmarrëveshjes midis Taylor Swift dhe Katy Perry

Kurrë nuk do ta marrim vesh kush ishte përgjegjës për fillimin e kampanjës për albumin e gjashtë të Taylor Swift-it, me një triptik të një gjarpri, por ai/ata nuk kanë mundur të zgjidhnin ndonjë simbol më të fuqishëm për ta shënuar rikthimin e yllit. Gjarpinjtë mbizotërojnë në kanalet e Swiftit në mediat sociale. Çka ka kjo të bëjë me Katy Perry-n? Në shikim të parë, asgjë. Nëse diçka, mosmarrëveshja e tyre e gjatë ishte disi në gjumë gjatë vitit 2016. Por, më pas Perry publikoi atë që nga shumëkush ishte konsideruar si këngë "diss" për Swift-in. Titulli? "Swish Swish", imitimi i zërit që lëshon bishti i gjarprit. 

JA DISA MOMENTE NGA GRINDJA E TYRE

Korrik 2009: Taylor Swift shpërndan dashuri Në vitin 2009, Swift ishte një yll në ngritje si pop yll, por ende njihej më shumë si këngëtare e muzikës 'country'.