Aktorët që duken të fortë, por që janë të butë në zemër

  • 18 April 2018 - 15:44
Aktorët që duken të fortë, por që janë të butë në zemër

Aktorët që duken të fortë, por që janë të butë në zemër

Harrison Ford disa herë ia ka dalë që të gjejë njerëzit e zhdukur nëpër male, duke përdorur helikopterin e tij.

MICKEY ROURKE DIKUR BRAKTISTE AUDICIONET

Mickey Rourke ishte një nga aktorët më të fortë në një pikë të karrierës së tij. Ai ishte i fortë dhe luante rolet më të forta që i kërkonte Hollivudi. Personaliteti i tij i fortë ishte përzier në jetën e tij reale, duke e bërë njeri i vrazhdë e jo të gjithë ishin të interesuar të punonin me të. Kështu, ai kishte refuzuar disa role shumë të mira, si për shembull rolin që e mori më pas Bruce Willis në filmin "Pulp Fiction" dhe rolin te "The Silence of the Lambs". Ai me gjasë ka humbur gjithçka, kishte huazuar të holla nga miqtë vetëm për ushqim. Ish- gruan e tij e thërret çdo ditë duke e lutur për ndihmë. Më pas ia doli të ringjallet, por jo ashtu siç ka mundur të ishte.

VIN DIESEL PËLQEN TË LOZË NË DHOMAT E NËNDHESHME DHE DRAGONJ

Vin Diesel është djalë i fortë. Ai njihet për rolet e mëdha te vazhdimet e filmave "Fast & Furious" dhe me një trup të fortë e fytyrë të mërrolur, ai duket si dikush me të cilin nuk do të ishte mirë të kapeshe i vetëm në publik. Por, del se në jetën reale është shumë i butë. Vin tregon sa i pëlqen të lozë lojën "Dungeons and Dragons". Ai është adhurues i madh i lojës. A thua fakti se luan "Dungeons and Dragons" e bën njeri të butë? Jo edhe aq, por do ta kategorizojmë si njeri të butë në krahasim me të tjerët. 

CHANNING TATUM NUK KA FRIKË TË JETË ARGËTUES

Channing Tatum ka një trup vrasës dhe ka aktruar role të ngjashme me këtë trup. Po ashtu, Channing Tatum nuk ka pasur frikë që të lejojë tregimin e anës së tij të butë. Megjithëse është djaloshi i fortë që vallëzon te "Magic Mike" apo lufton te "Fighting", ai po ashtu ka një anë të çmendur që nuk ka frikë të argëtohet në rolet qesharake që i kishte në të kaluarën. Duket se ka më shumë dëshirë në role unike dhe interesante, se sa role ku i duhet ta heqë bluzën. Në të kaluarën ishte valltar. Edhe sot, nuk ka frikë të tregojë anën e ndjeshme të tij. 

HUGH JACKMAN ISHTE KAPUR NË TENTIM TË DHËNIES SË BAMIRËSISË

"Wolverine" njihet për faktin se është i ashpër. Natyrisht, kjo kërkon një aktor të fortë për të plotësuar rolin. Hugh Jackman e bën këtë kur bëhet fjalë për paraqitjen e tij te seritë "X-Men", por jashtë personazhit të tij, ai nuk është edhe aq i vështirë. Ai është dikush me zemër të madhe, derisa ishte parë teksa jepte para në mënyrë anonime për një spital të fëmijëve. Ai vërtet aktron nëpër role të errëta, por në botën reale duket se zemra e tij është e butë dhe e bën pjesën tjetër të punës. 

MARK WAHLBERG JO GJITHMONË ISHTE DJALË I MIRË

Mark Wahlberg aktron personazhet me të cilët nuk do të dëshiroje të takoheshe kur je natën i vetëm në rrugë. Po del që, kjo mund të jetë edhe në jetën reale të Mark, jo vetëm te personazhet që i aktron në jetën reale. Para se të ishte i famshëm, ai ishte një adoleshent Bostoni që ecte nëpër rrugë me një shkop bejsbolli. Ai madje e kishte rrahur një burrë nga Vietnami në trotuar. Ai e ka pranuar se më shumë probleme dhe më shumë njerëz ka lënduar në jetën reale sesa në personazhet e tij si 'djalë i fortë'.

HARRISON FORD PËRDOR SHKATHTËSITË PËR TË NDIHMUAR

Harrison Ford është një nga heronjtë më të njohur të të gjitha kohërave. Si "Indiana Jones" dhe "Hans Solo", ai është shndërruar në një aktor model për aktorët e rinj për të gjithë në mbarë botën. Personazhet e tij si djalë i fortë dinë si ta shpëtojnë ditën. Në jetën reale në fakt ai është pilot. Ai njihet për faktin se ka shkatërruar disa nga aeroplanët e tij, pa shkaktuar shumë dëme. Disa herë ia ka dalë që të gjejë njerëzit e zhdukur nëpër male, duke përdorur helikopterin e tij. Ai është me zemër të butë, aktor dhe djalë i fortë, por në fund të ditës ai vetëm dëshiron t'i pilotojë aeroplanët e tij.

(Kosova Sot)