Shënohet 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit Murat Isaku

  • 18 April 2018 - 16:13
Shënohet 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit Murat Isaku

PROMOVOHET PËRMBLEDHJA ME POEZI TË PËRZGJEDHURA

Shoqata për kulturë dhe art "Tradita" organizon shënimin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, poetit të njohur të letërsisë shqiptare, Murat Isaku. Në këtë përvjetor do të promovohet edhe përmbledhja me poezi të përzgjedhura "Jeta e Ketrit", (poezi të botuara dhe të pabotura të Murat Isakut). Ky aktivitet do të mbahet më 19 prill (e enjte), në orën 19:00, në amfiteatrin e Fakultetit të Arteve të UT-së, (Qendrën për Kulturë të Tetovës)

(Kosova Sot)