Filmat më të këqij TË VITIT 2018 - Kulturë - Kosova Sot
Filmat më të këqij TË VITIT 2018

Filmat më të këqij TË VITIT 2018

Jo shumë vlera në filmin "Woody Woodpecker"

Që në fillim ju kërkojmë falje nëse ua rikujtojmë disa filma, të cilët ju tanimë keni vendosur t'i injoroni. Por, sikur që thotë titulli, fjalën e kemi për filmat më të këqij të vitit. Pra, ata që duhen evituar, nëse disa prej tyre nuk i keni shikuar tanimë 

"Woody Woodpecker" Nëse ju pëlqejnë filmat klasikë të animuar, "Woody Woodpecker" të viteve 1940, atëherë me gjasë do të doni ta shikoni edhe këtë film (i cili tanimë e ka pasur premierën e vet). Në këtë film Woody është në luftë kundër një avokati të qytetit, i cili ka për qëllim t'ia shkatërrojë ambientin jetësor në mal, për të krijuar hapësirë për ndërtime të reja. Woody vendos që t'i marrë punët në duart e veta dhe ta mbrojë dhunshëm shtëpinë e vet. Këtij personazhi të animuar zërin ia huazon aktori Eric Bauza. I tërë filmi duhej të ishte i lirë dhe i gëzuar, por në fund përfundoi duke qenë vetëm 'i lirë', në aspektin jo shumë me vlera. Por, në Brazil, për çudi, ky film arriti sukses të madh.

"Teen Titans Go! To the Movies" Filmi i "Cartoon Network" me titull "Teen Titans Go!" i ka ndarë fansat që nga fillimi i transmetimit, në vitin 2013, ku shumë shikues ishin të mendimit se ky film ishte ofendim si për serinë e animuar "Teen Titans" (2003-2006) dhe për komedinë e njohur me po atë emër. Bile, disa shikues kanë bërë peticion për rrjetin që ta anulojë filmin "Teen Titans Go!", duke përmendur mesazhet e këqija që i dërgon ai për shikuesit e rinj dhe për faktin se, pak a shumë, injoron materialin burimor. Bashkë-producenti Michael Jelenic deklaroi për "Comics Alliance" se është i vetëdijshëm për 'urrejtjen në internet' edhe pse kundërshtarët e zëshëm kurrë nuk e kanë penguar atë.  

"Alita: Battle Angel" Robert Rodriguez ndryshoi mënyrën sesi regjisorët mendonin rreth filmave me të ardhura të mëdha, në videot me kërkesë, duke përshtatur novelat e pëlqyera të Frank Millerit. Regjisori ka marrë qasje të ngjashme edhe për filmin "Alita: Battle Angel", filmit të zhanrit 'live-action' të bazuar te libri i Yukito Kishiro-s, "Battle Angel Alita". Heroina kibernetike luhet, me anë të teknikës 'motion-capture', nga Rosa Salazar, sytë e së cilës janë zmadhuar, për t'u përshtatur më shumë me rrëfimin japonez. "Alita" duket se është duke shkuar rrugës së njëjtë me filmin "Ghost in the Shell", jo vetëm për shkak të cilë- sisë së dobët, por edhe për të metat e tjera.

"Peter Rabbit" Derisa tani konsiderohet klasik i literaturës për fëmijë, shkrimtarja britanike Beatrix Potter pati probleme për ta botuar librin "The Tale of Peter Rabbit", pasi e shkroi dhe ilustroi në fund të viteve 1800, kryesisht për shkak se ishte femër. Në vitin 1901 ajo vendosi që t'i vetë-botonte 250 kopje të librit, me ç'rast lajmi për të u përhap nga goja më gojë dhe ai u bë i famshëm. Kjo ndikoi që një shtëpi botuese, e cila në fillim e kishte refuzuar botimin e librit, që ta luste shkrimtaren për ta botuar atë. Kurrë nuk do ta dimë sesi do të dukej lepuri Peter i "Disney"-t, por mund të themi me siguri se Potter do ta urrente pamjen që këtij personazhi ia ka dhënë "Sony". "Beatrix Potter do të rrotullohej në varr", ka deklaruar e afërmja e saj, aktorja Nadine Hanwell, duke shtuar: "Shpresoj që prindërit të mos i çojnë fëmijët e tyre për ta shikuar këtë film". 

(Kosova Sot)

5 orë e 36 minuta më parë
19/08/18