Publikohen faqe të fshehura nga ditari i Ana Frank

  • 17 May 2018 - 15:52
Publikohen faqe të fshehura nga ditari i Ana Frank

Dy faqe të reja nga ditarët e Ana Frank janë bërë publike dhe ato përmbajnë disa barsoleta dhe mendimet e saj për seksin. Ditari i adoleshentes hebreje, i shkruar ndërsa fshihej nga nazistët, u bë i famshëm kur u publikua pas vdekjes së saj, në përfundim të luftës. Fletët e fshehura ishin mbuluar në fakt me një letër bojëkafe, në dukje për të fshehur shkrimet e saj shumë intime nga familja. Teknika të reja të ekzaminimit i kanë mundësuar kërkuesve t'i lexojnë ato. Fletët ishin shkruar më 28 shtator 1942, jo shumë pasi 13 vjeçarja Ana ishte fshehur.

"Unë do të përdor këtë fletë për të shkruar disa shaka të ndyra", shkruan ajo në një nga fletët e ditarit. Ajo shton disa rreshta mbi edukimin seksual emadje përmend edhe prostitutat. "Ana Frank shkruan për seksualitetin në një mënyrë çarmatosësh", thotë Ronald Leopold nga muzeu që mban emrin e saj në Amsterdam. Si çdo adoleshente tjetër, ajo është kurioze mbi subjektin. Ana Frank u fsheh në një ankes sekret në dyqanin e të atit më 5 korrik 1942, rreth një muaj pasi kishte marrë si dhuratë një ditar, për ditëlindjen e saj të 13-të.

(Kosova Sot)