Aktorët më të pasur të filmave AKSION TË TË GJITHA KOHËVE

  • 17 May 2018 - 16:04
Aktorët më të pasur të filmave AKSION TË TË GJITHA KOHËVE

Pasuria e Mel Gibson-it i afrohej 1 miliardëshit

1. TOM CRUISE •

Pasuria neto: 570 milionë dollarë • Filmi me fitimet më të mëdha: "Mission: Impossible - Ghost Protocol" - 694.7 milionë dollarë Tom Cruise mund të jetë aktori më i madh i të gjitha kohëve dhe, pa dyshim, ai është në garë edhe për titullin e aktorit më të pasur. Ai ka bërë rreth 50 filma, ku përfshihen "Rain Man," "Born on the Fourth of July," "Jerry Maguire" dhe "A Few Good Men." Cruise është aktor i shumëllojtë që të konsiderohet vetëm aktor i filmave aksion, por filmi i tij më i famshëm pa dyshim është ai "Top Gun", derisa roli i tij më i suksesshëm është në franshizën "Mission: Impossible", e cila ka fituar rreth 2.78 miliardë dollarë në botë. Ai ka vazhdime si për filmin "Mission: Impossible", po ashtu edhe për "Top Gun", që do të dalin në vitin 2018 dhe 2019.

2. MEL GIBSON •

Pasuria neto: 425 milionë dollarë • Filmi me fitimet më të mëdha: "Signs" - 408.2 milionë dollarë Mel Gibson ka aktruar, ka shkruar skenarin apo bërë regjinë e disa prej filmave më të njohur të zhanrit aksion dhe dramë. Kryeveprat e tij përfshijnë filmat "Braveheart," "The Patriot" dhe "We Were Soldiers." Megjithatë, ai do të mbahet përherë në mend për dy franshizat aksion, që e bënë atë të famshëm: "Lethal Weapon" dhe "Mad Max." Pasuria e tij në një moment i ishte afruar shifrës prej 1 miliard dollarësh, por ai e humbi gjysmën e kësaj pasurie, pasi u nda nga gruaja me të cilën kishte jetuar 31 vjet. 

3. SYLVESTER STALLONE •

Pasuria neto: 400 milionë dollarë • Filmi me fitimet më të mëdha: "Guardians of the Galaxy Vol. 2" - 863.6 milionë dollarë Edhe pse filmat kult të zhanrit aksion, si "Cobra," "Tango and Cash," "Lock Up" dhe "Cliffhanger" karakterizojnë rezymenë filmike të Sylvester Stallone-s, ai pretendon pronësinë ndaj dy serive më të mëdha dhe më të njohura të filmave aksion: "Rocky" dhe "Rambo". Stallone, filmat e të cilit kanë sjellë një fitim prej 4.41 miliardë dollarë, ka ende filma që pritet të shfaqen deri në vitin 2019.

4. CLINT EASTWOOD •

Pasuria neto: 375 milionë dollarë • Filmi me fitimet më të mëdha: "American Sniper" - 547.4 milionë dollarë Kur personazhi i aktorit Clint Eastwood, Harry Callahan, e tha frazën "Go ahead, make my day" (Hajde, ma ndreq ditën), në filmin "Sudden Impact", në vitin 1983, ai krijoi një nivel të ri për djemtë e ashpër të filmave aksion. Eastwood luajti edhe në filmat vesternë, si "High Plains Drifter" dhe "Every Which Way But Loose", por emri i tij lidhet edhe me filmat "American Sniper," "Million Dollar Baby" dhe "Unforgiven." Ka marrë pesë çmime Oskar. 

5. SEAN CONNERY •

Pasuria neto: 350 milionë dollarë • Filmi me fitimet më të mëdha: "Indiana Jones and the Last Crusade" - 474.2 milionë dollarë Karriera filmike e Sean Connery-t prej më shumë se gjashtë dekadave, përfshin filmat aksion, triler dhe 'suspense', si "The Hunt for Red October," "The Rock," "The Untouchables" dhe "Indiana Jones and the Last Crusade". Por, ai është më së shumti i njohur për rolin e agjentit sekret, 007 - James Bond. Për dallim nga të tjerët në këtë listë, filmat me fitimet më të mëdha të Connery-t nuk ishin ata në 'box office' globale, por në atë amerikane. Filmi i tij i vitit 1965, "Thunderball", nëse korrigjohet me inflacionin, del të ketë fituar 664.97 milionë dollarë.

6. JACKIE CHAN •

Pasuria neto: 350 milionë dollarë • Filmi me fitimet më të mëdha: "Kung Fu Panda 2" - 665.7 milionë dollarë Skenat qesharake, por edhe të shkathëta, nga filmat me sporte luftarake, të aktorit të dashur Jackie Chan, në filmat si "Rumble in the Bronx", krijuan standarde të reja në këtë zhanër. Chan njihet për faktin se ka luajtur edhe në skenat më të rrezikshme të filmave të tij, ku ka pasur edhe lëndime serioze. Në filmin "The Foreigner", të vitit 2017, Chan vjen në rolin e një babai të obsesionuar me hakmarrje, pasi të bijën ia vrasin në një sulm terrorist. 

(Kosova Sot)