Retorika e Fan Nolit në penën e publicistes Entela Komnino

  • 22 May 2018 - 15:40
Retorika e Fan Nolit në penën e publicistes Entela Komnino
 "E vërteta mbi Nolin nuk është një provokim në titull dhe aq më pak çudibërës, dalë rrethanash të mundë- sive më shumë se 100 vjeçare për përgjigje". Me këto fjalë e nis librin e saj publicistja Entela Komnino, duke sjellë figurën e Nolit, i cili jetoi përmbi cakun e vdekjes dhe shkroi për shqiptarët në kufijtë e papërfytyrueshëm. Libri i sapo publikuar që mban titullin "E vërteta për Nolin", i sjell lexuesit një këndvështrim ndryshe për figurën e Nolit duke hulumtuar në gjuhën shqipe dhe në retorikën e saj. Autoria Komnino e quan Nolin sfidues përtej çdo kritike dhe pyetje mijëravjeçare.