Kosova me Memorial për ushtarët e rënë të KFOR-it

  • 23 May 2018 - 15:20
Kosova me Memorial për ushtarët e rënë të KFOR-it

Qeveria e Kosovës ka filluar ndërtimin e një memoriali në Prishtinë në shenjë respekti për ushtarët e KFOR-it që kanë vdekur që nga viti 1999 kur NATO-ja hyri në Kosovë. Rreth 160 ushtarë të vendeve anëtare dhe jo anëtare të NATOs kanë vdekur në 19 vitet e fundit kryesisht në aksidente. Në vitin 2006, në një aksident ajror afër kufirit Hungari-Sllovaki kanë vdekur 42 ushtarë sllovakë derisa po ktheheshin në vendin e tyre pas shërbimit në Kosovë. Përurimi i memorialit do të bëhet me datë 12 qershor në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë. Në vitin 1999 kur lufta përfundoi, NATO-ja kishte mbi 50 mijë paqeruajtës, ndërsa sot janë rreth 4,500.

(Kosova Sot)