Një xhevahir i kompanisë "Pixar"

  • 13 June 2018 - 15:00
Një xhevahir i kompanisë
Bashkë me trilogjinë e "Toy Story", filmi i animuar "The Incredibles" është një nga xhevahiret e kurorës që e kanë bërë "Pixar", një nga kompanitë më të njohura të animacionit.

Aktorët e njohur Craig T. Nelson, Holly Hunter dhe Samuel L. Jackson janë kthyer për vazhdimin e kompanisë "Pixar" me hitin e vitit 2004, që ka të bëjë me familjen e superheronjve që duhet t'i fshehë superfuqitë e tyre. Rruga drejt ekranit të madh Bashkë me trilogjinë e "Toy Story", filmi i animuar "The Incredibles" është një nga xhevahiret e kurorës që e kanë bërë "Pixar" një nga kompanitë më të njohura të animacionit. Pra, u deshën plot 14 vite që "Mr. Incredible", "Elastigirl' dhe fëmijët e tyre ta gjejnë rrugën përsëri për në ekranin e madh. Por, marrë parasysh asaj që na sjellin këta heronj, filmi "Incredibles 2" përfundimisht e dëshmon se ia ka vlejtur të pritet. Tregimi shkëlqen famën e "Elastigirl", me vajzën adoleshente "Violet" që fillon t'i zgjerojë krahët. Duke gjetur kalimin në jetën reale, tregimi fillon pikërisht aty ku kishte mbetur. Pjesa tjetër e jetës Megjithëse ndihmojnë, autoritetet civile nuk pëlqejnë shkatërrimin e shkaktuar kështu që ata i ndalojnë superheronjtë njëherë e mirë. Çfarë do të thotë kjo për Parrs - Bob dhe Helen bashkë me vajzën 14 vjeçe Violet (Sarah Vowell), 10 vjeçin Dash (Huckleberry Milner) dhe foshnjën Jack-Jack (Eli Fucile) - është një dërgim në motelin e mahnitshëm retro "Safari Court", për të menduar se çfarë do të bëjnë me pjesën e mbetur të jetës së tyre. Po ashtu, dy personazhe nga origjinali, Edna Mode dhe Frozone, janë kthyer por për kohë të shkurtë. Një nga personazhet më të mirë të ri është Evelyn, që vjen me zërin e Keener. 

(Kosova Sot)