Çka nuk keni ditur deri më tani rreth aktores Gal Gadot?

  • 19 June 2018 - 15:35
Çka nuk keni ditur deri më tani rreth aktores Gal Gadot?

Edhe pse është bërë yll i Hollivudit, Gal Gadot afër vetes ka pasur dhe ka vetëm një njeri - burrin e saj, zhvilluesin e patundshmërive, Yaron Varsano

Filmat me superheronj mund të kenë pasur vështirësi viteve të fundit, por, sikur që tregon rasti i filmit "Wonder Woman", ky zhanër ka gjasa që të ringjallet falë yjeve, sikur që është aktorja çifute Gal Gadot Ka qenë mis e bukurisë Para se të ishte "Wonder Woman", apo edhe, thjesht, aktore, Gal Gadot ishte zgjedhur mis i bukurisë, në vitin 2004, kur kishte vetëm 18 vjet. Ajo ka deklaruar se ishte e ëma ajo që e kishte shtyrë të merrte pjesë në këtë garë, por se kurrë nuk kishte menduar se do të fitonte. Gadot bëhet gjoja sikur nuk i kishte pëlqyer ky sukses, kështu që, sipas saj, kur shkoi për të konkurruar për mis bota, ajo me qëllim paska manifestuar sjellje të keqe, vetëm e vetëm që të mos mbetet në këtë 'botë' të miseve. Ajo tregon se si kishte refuzuar që të hante kafjall e veshur me fustan të mbrëmjes. Nuk i interesonte aktrimi Gjatë fëmijërisë dhe rinisë së hershme, Gal Gadot nuk ishte interesuar në aktrim, por ishte nxënëse e mirë, sidomos në biologji dhe e shkëlqyeshme në sport, sidomos në basketboll, falë gjatësisë së saj.

Si u bë aktore? Edhe pse të qenit mis ia hapi dyert në botën e modelimit, Gadot nuk e kishte ndërmend që të merrej me modelim, apo aktrim, kështu që iu rrek studimeve të juridikut dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Por, në ndërkohë, një regjisor pa foton e saj në një agjenci të modelimit dhe shprehu dëshirën që ta provonte, për një rol në filmin me James Bondin, "Quantum of Solace", por Gadot as që donte të dëgjonte. Ajo në fund edhe mori pjesë në audicion dhe, nuk e mori rolin, të cilin më pas e mori aktorja Olga Kurylenko. Por, Gadot megjithatë hyri në botën e filmit, duke u paraqitur në filmin "Fast & Furious", në vitin 2009. "Wonder Woman" Pasi u paraqit në filmat si "Fast & Furious", "Date Night", "Knight and Day", "Fast Five", "Fast & Furious 6" dhe "Furious 7", Gadot nuk kishte problem që të gjente role në Hollivud. Por, paraqitja në filmin "Wonder Woman" ishte një gjë krejt tjetër. "Isha në këtë fazë të çuditshme të karrierës, duke bërë ecejake midis Tel- Avivit dhe Los Anxhelesit për të marrë pjesë në audicione. Mora shumë përgjigje negative. Më pas, agjenti i saj e thërret dhe i thotë se "Warner Brothers" donin që ajo të merrte pjesë në një audicion. Gadot nuk e dinte se bëhej fjalë për filmin "Wonder Woman". Fati deshi e ajo fitoi. Jeta personale Edhe pse është bërë yll i Hollivudit, Gal Gadot afër vetes ka pasur dhe ka vetëm një njeri - burrin e saj, zhvilluesin e patundshmërive, Yaron Varsano. Ata së pari u takuan në vitin 2007 dhe që atëherë janë bashkë. Gadot tregon sesi ishin takuar për herë të parë në një ndejë rreth të ushqyerit e shëndetshëm dhe rreth jogës. Përndryshe, burri është 10 vjet më i moshuar sesa ajo. U martuan më 28 shtator të vitit 2008 dhe, tri vjet më vonë, u bënë prindër të një vajze të bukur, Alma. Tani e kanë edhe një vajzë tjetër, Maya. Një nënë me ndjenjë të fajësisë Derisa është një aktore e kërkuar, që ka punuar në disa filma me të vërtetë të nivelit të lartë, Gal Gadot ka treguar se ka probleme me ndjenjën e fajësisë.

"E ndjej veten fajtore për faktin që jam një nënë që punon. Kur Alma kishte rreth dy vjet, isha shumë e shqetësuar meqë më duhej ta merrja me vete kudo që shkoja për të aktruar. Ishte burri im i cili deri diku ma largoi këtë ndjenjë të fajësisë së nënës, kur më tha se, duke qenë e suksesshme në karrierë, unë iu ofroja vajzave të mia një model të mirë për ta ndjekur, për t'i ndjekur ëndrrat e tyre", thotë aktorja. 


(Kosova Sot